“Ajo që e bën ekzistencën të çmuar janë vetëm ndjenjat dhe ndjeshmëria jonë”, thotë Hermann Hesse. Një frazë shumë e bukur që fsheh, megjithatë, edhe të gjitha të panjohurat që sjell ndjeshmëria me veten. Njerëzit e ndjeshëm e përjetojnë gjendjen e tyre me shumë vështirësi. Tërhiqen drejt të tjerëve, perceptojnë gjendjet e nevojës, pasiguritë, nevojat e të tjerëve. Por, në të njëjtën kohë, ata paralajmërojnë qartë dhe ashpër kur kanë të bëjnë me gënjeshtrën dhe falsitetin.
Dëshira e menjëhershme, kur ndjeshmëria takon errësirën, është tërheqja, duke krijuar një gjendje zhgënjimi dhe disfate. Në fakt, njerëzit e ndjeshëm, edhe në prani të errësirës, priren të duan të kuptojnë, të zgjasin dorën.
Duke mos kuptuar, menjëherë, se sa e pamundur është të jesh në gjendje të krijosh një marrëdhënie të vërtetë dhe transparente me ata që nuk ndajnë vizionin e njëjtë ndaj gjërave.
Njerëzit e rremë nuk kanë privilegjin të jetojnë në dritë, nuk e njohin ndjenjën e eksplorimit të botës me lirinë dhe vërtetësinë e vërtetë, ata preferojnë të fshihen vazhdimisht në gënjeshtrat e tyre.
Njerëzit e ndjeshëm nuk njohin nënkuptime
Nuk flasin për të mashtruar, nuk jetojnë për të gënjyer shokun e tyre të udhëtimit. Për këtë arsye, shumë herë, në bankën e të akuzuarve që, në pamundësi për të jetuar një marrëdhënie në dritën e diellit, poshtërojnë dhe akuzojnë. Njerëzit e ndjeshëm janë ata që mbeten keq, madje mendojnë se është problemi i tyre.
Njerëzit e shtirur zhyten në kuptime të dyfishta, pasurohen me të pathënat, përfitojnë nga paqartësia. Për këtë arsye, njerëzit e ndjeshëm nuk mund të mendojnë të kenë marrëdhënie të frytshme me njerëz të tillë. Njerëzit e rremë fshihen vazhdimisht në gënjeshtrat e tyre. Ata jetojnë në errësirë dhe për këtë arsye qëndrojnë larg atyre që lëshojnë dritë, transparencë, koherencë. Ata që nuk e njohin lodhjen dhe guximin e të jetuarit pastër, nuk mund të kenë marrëdhënie me ata që e veshin ndershmërinë dhe e praktikojnë atë në çdo veprim.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.