FB

May 29, 2021 | 8:15

Njerëzit e vetmuar dinë të dashurohen me zgjedhje, jo sipas nevojës

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Magjia më e madhe që fshehin njerëzit e vetmuar është se kur vendosin t’ju lejojnë t’i shihni brenda tyre, nuk e bëjnë këtë nga nevoja. Ata nuk kanë asnjë nevojë t’ju bëjnë pjesë të jetës së tyre. Jeni zgjedhja e tyre. Zgjedhje sepse vërtetë  ju dëshirojnë aty. Zgjedhje sepse i keni fituar me veprimet tuaja. Zgjedhje sepse keni fituar respektin dhe admirimin e tyre.

2

Ata nuk ju kanë në piedestalin e një shenjtori, i dinë dobësitë dhe mëkatet tuaja. E dinë errësirën tuaj dhe të gjitha pikat tuaja të ndjeshme. Pikërisht, sepse i dinë të gjitha, ju mbajnë atje lart. Ata ju kanë pranuar ashtu si jeni.

Njerëzit e vetmuar bëhen më të ashpër me kohën sepse mësojnë të mos kenë nevojë për të tjerët. Mësojnë të jenë të irrituar, mësojnë të bien nga retë dhe të mos rrëzohen. Por kur vendosin të rihapin ndonjë çarje, ata e bëjnë këtë rrallë, vështirë, selektive.

Kur gjeni një person të tillë, mbajeni në jetën tuaj dhe kini kujdes si shkelni aty ku ju hapën rrugën të kaloni. Kur e gjeni një person të tillë, përqafojeni me kujdes. Është lënduar shumë herë. Tregoji se je atje. Tregoji se çfarë ndjen.

Asnjëherë mos e ngatërroni ashpërsinë që tregojnë në paraqitje me atë që janë. Mos i ngatërroni, mos i largoni, mos u bëni keq… 

Përqafojini dhe qëndroni, edhe nëse nuk e kërkojnë kurrë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top