Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Shumë njerëz gjithmonë do të pendohen, do të jenë xhelozë, do të shfuqizohen, do të mallkohen, do të lëndohen. Ata gjithmonë do të godasin atje ku nuk mund të arrijnë, ata gjithmonë do të kërkojnë qiellin që nuk u përket atyre. Ata gjithmonë do të pyesin “Pse jo unë?”. Disa do të zhgënjehen dhe do të dorëzohen. Por të tjerë do të krijojnë, do të evoluojnë.
Njerëzit që thoni mund të mos jenë të këqij…, ata janë të frikësuar, të lënduar, si ju dhe unë.
Mos kini frikë nga njerëzit. Të gjithë ekzistojnë për disa arsye. Ata përmbushin një qëllim. Secili ka rrugën e vet. Mos kini frikë prej tyre!
Distancohuni nga vogëlsia e disa njerëzve dhe mos e lini t’ju prekë… Si?
•Zvogëloni kontaktit me ta!
•Pranoni që ky person mund të mos jetë kurrë ai që prisni!
•Mos u mundoni në mënyrë të përsëritur të shpjegoni këndvështrimin tuaj dhe të përmirësoni gjërat. Një person që nuk dëshiron të kuptojë nuk do ta kuptojë kurrë!
•Çdo person ka një sistem moral të ndryshëm vlerash nga tuajat, ata gjithashtu kanë motivime të ndryshme që i shtyjnë ata në sjellje të veçanta, kështu që mos u ulni për të psikoanalizuar mënyrat dhe pse -të, shumë herë gjërat janë më”lower”nga sa mendojmë.
•Ju u kujdesët të pasuroheni me njohuri, me dashuri dhe guxim që hedh dritë mbi errësirën tuaj. Kthehuni te njerëzit në jetën tuaj…! Dashuria (fatmirësisht) fiton. Dhe jo vetëm në përralla…!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.