FB

October 15, 2024 | 1:17

Njerëzit me çrregullim personaliteti janë më pragmatist në zgjedhjet e jetës

Ju mund të mendoni për psikopatinë si një sjellje antisociale, por një studim i ri sugjeron se njerëzit me këto tipare mund të jenë në të vërtetë të mirë për shoqërinë.

crregullim-personaliteti

Studiuesit kanë gjetur se ndërsa shumica e njerëzve përpiqen të marrin vendime morale, psikopatët janë më të prerë dhe marrin vendime pragmatiste.

Të dhënat tregojnë se, në rrethana të caktuara, tiparet psikopatike mund të konsiderohen të dobishme.

Studiusit nga Universiteti i Plymouth-it i shqyrtuan vendimet e njerëzve për të sakrifikuar një person për të shpëtuar një grup më të madh njerëzish. Hulumtuesit e krahasuan pyetësorin me veprime në dilemat morale të krijuara duke përdorur teknologjitë virtuale të prekjes.Teknologjia e përdorur ishte një pajisje robotike që mat fuqinë, rezistencën dhe shpejtësinë, ndërkohë që simulon veprimin e dëmtimit të njeriut.

Dr. Sylvia Terbeck, bashkëautore e studimit, tha: ‘Ky studim hap mundësinë për të vlerësuar psikopatinë duke përdorur teknologjinë e re të realitetit virtual. Kjo është jetike për të kuptuar më mirë se si dhe pse njerëzit me këto tipare të sjelljes veprojnë në mënyra të caktuara”.

Psikopatia përgjithësisht karakterizohet nga sjellja antisociale dhe ndjeshmëria e dëmtuar. Si e tillë, mendohet se individët me tipare të forta psikopatike kanë më pak sfidë emocionale për të sanksionuar veprimet utilitare – ata justifikojnë dëmtimin e të tjerëve nëse është për ‘të mirën më të madhe’.

Hulumtimi i ri tregoi se aftësia e psikopatëve për të kryer veprime të dëmshme mund t’u mundësojë atyre të veprojnë për “të mirën më të madhe” – për të ‘shpëtuar shumë’.

Rezultati tregon se, në rrethana të caktuara, tiparet psikopatike mund të konsiderohen të dobishme, pasi ato mund të çojnë në një përgjigje më të fuqishme.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top