FB

June 11, 2025 | 16:30

Njerëzit nuk shtyhen me shkop. E vërteta që s’thuhet në manualet e lidershipit

 

Në shumë organizata kultura e motivimit mbështetet prej dekadash në shpërblime materiale apo kërcënime për ndëshkim. Ky model i vjetër që e trajton njeriun si makineri që duhet të shtyhet me shkop apo të tërhiqet me karota ka dështuar herë pas here. Një motivim i vërtetë nuk blihet, as nuk imponohen nga jashtë. Ai lind brenda çdo individi.

albinaTri nevoja njerëzore janë thelbësore për motivim afatgjatë, autonomia, lidhja me të tjerët, ndjenja e kompetencës. Kur dikush ndjehet i kontrolluar në çdo hap dëshira për të dhënë më shumë zvogëlohet. Liria për të marrë vendime apo për të kontribuar në mënyrë aktive është çelësi për angazhim dhe kreativitet.

Një shembull i thjeshtë vjen nga një kompani teknologjike ku menaxherët u dhanë punonjësve mundësinë të zgjidhnin projektet ku dëshironin të punonin. Rezultati ishte rritje e ndjeshme e inovacionit, përmirësim i klimës së punës. Në kontrast një kompani tjetër e madhe me hierarki të ngurtë raportoi rënie të motivimit, rritje të shkallës së largimeve.

Nevoja për lidhje njerëzore është shpesh nënvlerësuar. Një ambient pa bashkëpunim apo respekt krijon izolim emocional që zbeh motivimin e brendshëm. Një kompani financiare ku u krijuan grupe pune për të ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet kolegëve vuri re rritje të ndjeshme të produktivitetit, përmirësim të komunikimit.

Ndjenja e kompetencës është gjithashtu thelbësore. Një organizatë e shërbimeve shëndetësore investoi në trajnime, zhvillim profesional të stafit. Kjo ndihmoi punonjësit të ndihen më të aftë, të vlerësuar duke sjellë një ulje të dukshme të mungesave, përmirësim të shërbimit ndaj pacientëve.

lider-leader-mbledhje

 

Susan Fowler në librin e saj “Pse motivimi nuk funksionon… dhe çfarë funksionon në të vërtetë” thekson se shumica e njerëzve janë mësuar të sillen sikur janë të motivuar nga shpërblimet apo frika nga ndëshkimi ndërkohë që në të vërtetë ndihen të zbrazët, të rraskapitur pa ndonjë ndjenjë qëllimi. Ky citim përmbledh realitetin që shumë prej nesh përjetojnë në punë.

Lidershipi modern duhet të largojë kontrollin e ngurtë duke u bërë mbështetës, inkurajues, duke besuar tek njerëzit. Krijimi i një mjedisi ku individët ndihen të lirë të rriten, bashkëpunojnë, ndihen të rëndësishëm është rruga për të nxitur motivim të brendshëm.

Njerëzit nuk janë mjete për të arritur objektiva. Ata janë forca kryesore që i bën objektivat të mundura. Për këtë arsye motivimi i vërtetë është pasuria më e madhe që çdo organizatë mund të kultivojë. Heqja dorë nga metodat e vjetra përqafimi i një qasje që nis nga brenda nga nevojat njerëzore është ndryshimi që kërkohet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top