Njerëzit që hanë rregullisht fruta të thata kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë, sipas një studimi të ri.
Ata që konsumojnë fruta të thata kanë një rrezik pesë për qind më të ulët të bartjes së kileve shtesë krahasuar me ata që nuk konsumojnë.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në studimin e tyre arritën një mesatare prej gati pesë kilogram deri në fund të pesë viteve, por ata që hanin fruta të thata në mënyrë rutinore fituan më pak peshë.
Studiuesit madje sugjeruan se arra duhet të zëvendësojnë yndyrnat e kafshëve.
‘Hani arra gjatë vaktit tuaj. I bëni ato pjesë të vakteve për të zëvendësuar produktet e kafshëve”, apelojnë studiuesit.
Shumë njerëz shpesh besojnë se arra mund të çojë në një shtim më të madh të peshës për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të yndyrës, por Dr. Sabaté vuri në dukje se nivelet e yndyrës janë pothuajse tërësisht të përbëra nga ‘yndyrna të mira’. Ai thotë se ato gjithashtu ofrojnë një dozë të shëndetshme të proteinave, vitaminave, mineraleve dhe fitokimikateve. që mund të ndihmojnë në rritjen e energjisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.