FB

May 6, 2022 | 7:45

Njerëzit që kanë nivele të larta të dhembshurisë për veten janë më pak të prirur ndaj mërzitjes

Sipas një studimi të ri, individët që përjetojnë ndjenja më të mëdha përkujdesjeje dhe dashamirësie ndaj vetes, priren të ndihen më pak të mërzitur. Gjetjet ofrojnë dëshmi se perceptimet e kuptimit të jetës luajnë një rol të rëndësishëm në këtë marrëdhënie.

happy-woman

Mërzitja është një përvojë shumë e zakonshme, por është subjektive në natyrë. Ajo që një individi mund t’i duket shumë e mërzitshme, një tjetri mund të duket magjepsëse. Mërzia kronike, e quajtur shpesh si ‘prirje për mërzinë’, lidhet me shumë rezultate të dëmshme për individin dhe shoqërinë në përgjithësi, megjithatë pak dihet se si mund ta parandalojmë këtë formë kronike të mërzisë. Vetëdhembshuria është një burim psikologjik që përfshin ofrimin e dhembshurisë ndaj vuajtjes së dikujt. Dhemmbshuria për veten rrit perceptimet e një jete kuptimplote duke forcuar vetëvlerësimin tonë dhe duke rritur ndjenjat e lidhjes me veten dhe të tjerët.

self-compassion-editorial-min

Nivelet më të larta të dhembshurisë për veten parashikojnë nivele të reduktuara të mërzisë dhe kjo marrëdhënie llogaritet pjesërisht nga kuptimi i jetës. Duket se individët që kanë nivele të larta të dhembshurisë për veten janë më pak të prirur ndaj mërzitjes. Në veçanti, dhembshuria për veten shoqërohet me perceptime të shtuara të kuptimit të jetës dhe rrjedhimisht më pak mërzi.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.psypost.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top