Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Njeriu jeton kur e duan. Vështrimi i tij qetësohet, buzëqeshja i ëmbëlsohet. Jeta e tij nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar mënyra se si i sheh momentet e tij. Ndihet më i fortë, ndihet më njerëzor.
Ta kujtojmë këtë sa herë që shohim fytyrën tonë në pasqyrë. Dhe në vend që të përpiqemi t’u gjejmë gabime të tjerëve, le të dëgjojmë klithmën tonë të egër brenda nesh.
Hidhërimi dhe ankesat e zemëruara nuk janë gjë tjetër veçse mungesa e dashurisë. Vrazhdësia dhe sjellja fyese tregojnë mungesën e dashurisë. Zhgënjimi dhe pasiguria kanë nevojë për dashuri.
Sepse personi që dashurohet është plot dritë. Ai është plot mirësi. Ai është plot shpresë.
Po, njeriu është i bekuar kur e duan.
Duajeni veten! Vetëm atëherë do të largohet egërsia brenda nesh…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.