Lifestyle

November 13, 2017 | 16:05

Njeriu i cili nuk rritet dhe nëna që refuzoi ta braktiste

Duket si fëmijë, por kjo nuk është mosha reale e tij (Video)

Një burrë 30-vjeçar kinez ka ndaluar rritjen që nga mosha dy- vjeçare dhe ende është sa madhësia e një fëmije.

Lindur në vitin 1987, Wang Tianfang vuan nga një gjendje e panjohur, kurrë nuk ka qenë në gjendje të flasë dhe ka nevojë për kujdes të përditshëm.

Nëna e Wang, 52-vjeçarja Chu Xiaoping, tha se dëshira e saj më e madhe ishte të dëgjonte djalin e saj duke e thirrur “nënë”, por fatkeqësisht nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë.

Familja jeton në fshatin Wangfan në Provincën Anhui të Kinës.

Zonja Chu tha se Wang Tianfang ndaloi rritjen kur ai ishte midis dy dhe tre vjeç. Ai është 80 cm i gjatë dhe inteligjenca e tij nuk është zhvilluar.

Zonja Chu tha se kur Tianfang ishte tre vjeç, njerëzit sugjeruan që ta braktiste atë. Nëna refuzoi në mënyrë të vendosur dhe tha se do të kujdeset për Tianfang pa marrë parasysh gjendjen e tij.

Në mënyrë që të kujdeset për djalin e saj, zonja Chu, kujdestarja e vetme e Tianfang, jeton duke mbledhur gjethe çaji në male dhe duke punuar si pastruese në qytet.

Ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se çfarë ka bërë që djali i saj të mos rritet dhe qan sa herë që flet për Tianfang.

Ajo shprehet se një mjek ishte shprehur se, ishte një mrekulli që djali i saj jeton prej kaq vitesh, ndërsa ajo kishte filluar të qajë me dënesë duke thënë,’Gjithçka që unë dëshiroj është të ketë jetën e gjatë. Unë nuk dua ta shoh atë të vdesë”.

 

Wang Tianfang (pictured), from eastern China, is 30 years old but looks like a toddler

His mother, 52-year-old Chu Xiaoping (pictured holding Tianfang) said her son stopped growing between two and three years old and his intelligence stopped developing too

 

The emotional mother said: 'All I wish is for his life to extend. I do not wish to see him die'

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com