Në fokus

August 24, 2017 | 9:50

Njeriu ka prirje të jetë skeptik

Njeriu ka prirje të jetë skeptik, për nga mënyra sesi mendon dhe si e percepton botën ku jeton. Kjo vjen nga racionalizimi. Personat që janë skeptikë, nuk mund të jenë të përjashtuar nga pjesa tjetër, të cilët kanë më pak doza mëdyshjeje. Të jesh skeptik do të thotë gjykim i një mendjeje racionale.

1

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Ajo çfarë besoj unë është kontraverse me jetën e shoqërisë sonë, pasi vërtet ka një uri skeptike ndaj fenomeneve dhe çudive të tyre. Keni dëgjuar për urinë emocionale, një uri e pakontrolluar e njeriut ndaj ngrënies si varësi e gjendjes emocionale ku gjendet individi?! Një tjetër uri është duke përjetuar shoqëria jonë, ajo është pikërisht uria skeptike. Të dyshuarit, të mohuarit, të gjykuarit, një uri ku të përlyen dhe nuk lë vend për një mendje të shëndoshë. Kjo uri vjen nga mungesa e një logjike të ftohtë, nga dyshimet e përcipta, por edhe nga gjykimi jo empatik. Një uri e tillë skeptike është një ndjesi konfuziteti, frike gjithashtu për të panjohurën, e cila mbetet e paqartë. Edhe me të gjithë shpjegimin apo përcaktimin që i jepet, sërish mbetet dyshuese. Shoqëria jonë duket sikur ka këndvështrim unanim mbi ngjarjet që ndodhin apo stilin e jetës. Kjo tregon sesa varësi ka mendimi në një grup që e ka këtë pushtet apo vibrimi për të ndërhyrë deri në gjykim apo shtrembërim perceptimi. Çfarë e bën të ketë varësi mendimi në këtë jetë sociale që jetojmë, është si një rrjet telefoni ku jep lajmin për të gjithë dhe informacioni mbetet i gjymtuar dhe i pakuptimtë.

Skeptizimi individual shihet si një demotivim kur është intruvizuese për të konstruktuar idetë dhe mendimet. Kthehemi tek ajo çfarë besoj unë dhe si e shoh njeriun skeptik. Së pari të kuptojmë çfarë e bën njeriun të jetë i/e tillë, (temperamenti, karakteri, zakonet, stili i të jetuarit e të menduarit, vlerësimi për veten, mungesa e besimit tek vetja dhe të tjerët. Besoj se në këtë kohë që jetojmë, pasiguria për jetën është e pranishme, por për zhvillimin, ecurinë e saj, nuk kemi pse të jemi skeptik, dhe unë nuk e besoj se shoqëria ka ngecur këtu, por dyshuese për marrëdhëniet ndërpersonale. Ndaj e shoh aq të ngushtuar saqë është kaq e dukshme kur zmadhohet dhe shihet kaq qartë karakteri i marrëdhënies. Si e vlerësoj unë që kjo uri të jetë më e kontrolluar. Familja është vendi ku atribuohen apo mësohen sjelljet tona, dhe për nga aty formohet personaliteti. Deri këtu e kemi të dëgjuar këtë, por ajo çfarë na shpëton nga këtu është sesi formohet ky personalitet dhe ku fillojmë të mos na pëlqejë apo e kundërta vetja jonë dhe sesi perceptojmë ne dhe të tjerët.

Çfarë duam ne nga vetja jonë, çfarë do të na e prishte lumturinë, si kërkojmë të jemi në qendër të vëmendjes?

Të gjitha këto i dimë, por ndjesia e frikës dhe e pasigurisë ndaj të tjerëve na bën dyshues, kritik, patetik, pasi nuk dimë sesi të mbajmë të mbërthyer apo në kontroll sjelljet tona. Mjafton ballafaqimi me veten, dhe kështu nuk ndihemi të zemëruar sikur të tjerët na e kanë fajin dhe unë jo. Nuk kritikoj askënd për mënyrën sesi mendon, apo sa skeptik është, sa uri dyshuese ka, por të jenë më të afërt me personat që i shohin si kundërshtarë apo mjaft mendjelehtë dhe që nuk janë farë dyshues për atë që kanë afër. Çlironi mendjen dhe besoni në qëllimet pozitive përkundrejt jush, që të mund të vlerësoheni për atë që jeni. Përpiquni të shihni brenda vetes suaj, sa vlen për të qenë dyshues, gjykues në një ndodhi tuajën apo tjetrit. Ajo çfarë ndodh është pritshmëri e asaj që mendojmë ose duam të na ndodhë, ndaj besoni tek intuita juaj, ajo gjithnjë do të reflektojë atë që keni besuar. Për të qenë më konstruktiv dhe besues, qëndroni të ndani miqësitë apo kohën tuaj me njerëz që kanë pikëpamje racionale. Kështu do të kuptoni dhe rëndësinë e të qenit skeptik në fushën që keni kompetenca. Ja pra, që të kuptoni sesa rëndësi pozitive ka kur ndihesh i uritur, ka një dimension i cili të përcjell kënaqësi, por edhe dobësi. Tek kjo e fundit përpiquni të furnizoheni me karburant cilësor. Gjithsesi, e di nuk do ngurroni të shtrembëroni buzët me skepticizmin tuaj me pyetjen: a është cilësore kjo që po konsumoj? Unë them, mjaft shijojeni!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top