FB

September 28, 2022 | 7:45

Njeriu që di të komunikojë, shpreh elementin bazë të performancës së tij

 

Kapaciteti  për të komunikuar, është shpesh një tregues i aftësisë dhe inteligjencës.

Komunikimi si art, në këndvështrimi psikologjik sa dhe etik ka synuar dhe synon drejt rritjes së efektivitetit të tij; i cili sa vjen dhe zhvillohet edhe më shumë, duke u përfshirë në të sa filozofë, psikologë e sidomos sociologë dhe studiues të ndryshëm të kësaj shkence e cila ka një fuqi të jashtëzakonshme në një shoqëri demokratike në zhvillim e sipër e cila mbështetet në ndryshimet përmes fuqisë për të përsosur performancën e njeriut të qytetëruar dhe të emancipuar në frymën e iluminizmit.

000

Nga Prof.Assoc.proc.Doc. Dr. I. S. Larti

Kjo performancë veç anës se nivelit profesional, vlerave intelektuale, te drejtës morale qe te diktosh moral, te qenit social, zbatimit të normave Etike, pasqyrimit te shijeve Estetike, etj., konsiston dhe në realizimin e komunikimit efektiv (njerëzor, apo human psikologjik, etik, burokratik), për të bindur, zbuluar, eksperimentuar, përcjellë ide, vlera dhe standarde në aspektin e marrjes dhe dhënies së mesazheve të cilat përmbajnë  informacione, vendime, qëndrime e tej.

Pra shkurt: Një person, për të bërë një shok, një mik, për të pyetur dhe  dëgjuar, për të dhënë dhe marrë një përvojë, për të përcjellë dhe marrë një këshillë, për tu motivuar dhe motivuar të tjerët e të tjera, kërkojnë domosdoshmërish aftësitë komunikuese.

d-1

Komunikimi është një dukuri sociale mjaft i ndërlikuar i cili realizohet me mekanizma dhe mjete të ndryshme, por edhe i kushtëzuar nga shumë faktorë të tjerë.

Gjithsesi, komunikimi në çdo rast mbart e përcjell mesazhe, ide dhe mendime, por edhe ndjenja, sjellje dhe qëndrime mes njerëzve, organizatave, organizmave, shteteve, kombeve e të tjera. Këto shprehen në forma të ndryshme, herë të qarta  e herë-herë dhe të pakuptueshme. Pikërisht për t`i deshifruar këto gjeste, fjalë dhe vokalitete na vjen në ndihmë Psikologjia e Komunikimit e cila është shkenca që studion atë çka është psikologjike, etike sa dhe humane në procesin e komunikimit, si një dukuri sa e ndërgjegjshme po aq dhe e pa ndërgjegjshme, si dhe njëkohësisht sa shkencë dhe art.

Komunikimi është shkencë sepse ai është i bazuar shkencërisht te teoritë e veta, si dhe është art sepse çdo qenie njerëzore ka individualitetin e vet në shprehjen e të njëjtës gjë.

Përmes komunikimit njerëzit realizojnë shumë nga nevojat dhe motivet e tyre, që nga komunikimi me veten, me të tjerët të ngjashëm dhe të pangjashëm me mjedisin ku rriten dhe atje ku zhvillohen vazhdimisht e të tej.

Si dhe të gjithë njerëzit e shoqërisë të cilët kanë marrëdhënie me njeri tjetrin nëpërmjet komunikimit edhe polici si person i zbatimit të ligjit, person publik, apo qytetar me uniformë duhet që domosdoshmërish të njohë komunikimin si atë të përgjithshëm, psikologjik, human dhe atë etik.  Kjo domosdoshmëri vjen si rezultat sepse ai në çdo çast të zgjidhjeve të detyrave të zakonshme  për tu vënë në shërbim të çdo qytetari në nevojë dhe gjithë komunitetit e realizon nëpërmjet komunikimit. Ndaj njohja dhe aplikimi i një komunikim sa më efektiv do ta bëjë çdo person apo drejtues  të suksesshëm në zgjidhjen e detyrave, por nga ana tjetër edhe do të fitojë besimin dhe mbështetjen e kolegeve, vartësve e mbarë qytetarëve atje ku shërben.

Pra, aftësia për të komunikuar me të tjerët është një prej mjeteve më të fuqishme për sukses personal dhe profesional.

Sikurse  është dhe një sfidë ndërveprimi qe realizon  njeriu ne  jetën e përditshme me kolegët, vartësit, eprorët,  familjen,  miqtë e tej.

Komunikimi efektiv ju bën ju një lider “potencial” ne influencën qe ju doni te keni me të tjerët, (njerëzit nuk i bën dot të të respektojnë, por ti jepu gjithçka që do për veten, atëherë ata do të respektojnë…-  Rrethi i influencës-)

Një prej mënyrave më të shpejta për të përjashtuar veten nga grupi është kur komunikon keq me njerëzit.

d-3

Nisur nga sa më sipër mund të përkufizojmë:

Me komunikim nënkuptojmë: dërgimin dhe marrjen e mesazheve, verbale dhe joverbale, ndërmjet dy apo më shumë njerëzve. Komunikimi i dobishëm, konsiston në atë që, mesazhi i dërguesit– përcillet nëpërmjet kanalit- te marrësi dhe arrihet të vërtetohet se ai, është i njëjtë me atë të dërguesit. Kjo konsiderohet si mënyrë e të komunikuarit me efektivitet të plotë. Megjithatë, në disa raste si rezultat i disa ndërhyrje nëpërmjet faktorëve të jashtëm apo të brendshëm mund ta ndryshojnë mesazhin e marrë.

Po kështu, Komunikimi mund të përkufizohet dhe si një proces nëpërmjet të cilit transferohet informacioni nga një person në një tjetër me anë të një sistemi simbolesh të përbashkëta të kuptuara nga të dy palët.

 

Një njeri e sidomos drejtues bëhet i suksesshëm në komunikim duke:

Përcaktuar drejt qëllimin

Fiksuar objektin dhe piketat për realizimin e synimit

Zgjedhur metodologjinë më të efektshme, nisur nga kushtet, situatat dhe reagimet e personit

Parashikuar e aplikuar kërkesat e të folurit si:

-shikimi,

-gjestet,

-toni e të tjera.

Zbatuar gjatë komunikimit kërkesat dhe normave etike si:

-korrektësinë,

-barazinë,

-thjeshtësinë,

-shpirtin human e të tjera.

Të komunikojë dhe veprojë në kohë, me shpejtësi, saktësi dhe vëmendje.

Të përcjellë gjithmonë mesazhe shprese dhe sigurie.

Me veprimet e sakta e për çdo rast, të krijohet besimi i vazhdueshmërisë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sa herë ata kanë nevojë.

 

Që të dish të komunikosh do të thotë të:

Dëgjosh me vëmendje

Pyesësh me takt

Kërkosh atë që duhet dhe saktësisht

Udhëzosh me “urtësi”, durim dhe ashtu siç do të deshe për vete

Zgjidhësh problemin

d-2

1/1.Të dëgjosh me vëmendje do të thotë:

a.Të dukesh por dhe të veprosh si një dëgjues i mirë

Ktheni trupin dhe rrotulloni kokën drejt folësit.

Përdorni pjesë të tjera të trupit përveç veshëve për të marrë mesazhin:

Vështroni folësin për të marrë sinjalet ose shenjat joverbale.

Sytë tuaj do të dërgojnë sinjale tek folësi gjithashtu.

Kur folësit shikojnë audience të interesuar ata janë të motivuar të punojnë më fortë për të komunikuar mesazhin e tyre.

Përgjigjuni folësit duke lëvizur kokën ngadalë.

 

1/1.b.Dëgjimi duhet të përshkruhet duke qenë Aktiv

Qëndro aktiv duke bërë pyetje të mirëmenduara.

 

Disa pyetje që mund t’i bëni vetes kur je duke dëgjuar janë:

Cili është mesazhi kryesor që folësi përcjell?

Si përshtatet kjo me atë çka unë kam eksperiencë?

Si mundet ta përdor këtë informacion që të më ndihmojë mua?

 

1/1.c. Duhet të kihen parasysh tetë disa hapa për të realizuar një dëgjim efektiv

Qëndro përballë dhe jepi sytë folësit.

Qëndro i vëmendshëm dhe i relaksuar.

Kupto qartë mesazhin e folësit.

Përpiqu të ndjesh atë çfarë ka ndjerë ai.

Dëgjoni fjalët dhe skiconi në mendje atë çfarë folësi flet.

Mos ndërprit dhe mos ndiko në ofrimin e “zgjidhjeve”

Prit deri në një pauzë të folësit, nëse keni pyetje, që lidhen me atë çfarë ai thotë dhe jo pyetje që prishin rrjedhën logjike të mendimit.

Jepini folësit feedback, p.sh, përmblidhni, reflektoni ndjenjat etj,

Kushtoji vëmendje tonit, shprehjes së fytyrës, gjesteve dhe pozicionit të trupit.

2.Të pyeturit me takt

3.Të dish të kërkosh atë që duhet dhe saktësisht

4.Të udhëzosh me qetësi “urtësi” dhe durim

 

5.Të zgjidhësh problemin ashtu siç do të deshe për vete

Psikologët quajnë zgjidhje problemi përpjekjet që bën njeriu në një situatë problemore për të prodhuar atë sjellje që e ndihmon atë të arrijë qëllimin. Psikologët mendojnë se njerëzit kanë nevojë gjithmonë për ndihmë që të zgjidhin problemet që u dalin.

d-4

Zgjidhja e problemit kalon nëpër disa faza, të cilat shprehin edhe çfarë duhet të bëjë njeriu para situatës problemore si:

Të kuptojë problemin që ka, e cila do të thotë:

-të dijë se çfarë problemi ka?

-të qartësojë se ku do të arrijë?

-të kërkojë forcat dhe mjetet e nevojshme.

-të llogarisë anën financiare.

-të zbulojë se çfarë e pengon në arritjen e qëllimit?

 

Të formulojë zgjidhjen e mundshme, e cila do angazhimin.

-të thithë informacion.

-të formulojë disa variante zgjidhjesh.

-të vërë në veprim aftësitë organizuese dhe drejtuese (menaxhuese).

 

Të zgjidhë problemin drejt e në kohë kërkohet?

-të formulojë alternativën më të mundshme.

-të praktikojë metodat më efikase në zgjidhjen e problemit.

-të kalojë pengesat e mundshme të alternatives së zgjedhur.

 

Të ndjekë dinamikën e zgjidhjes së problemit.

-të kërkojë të informohet herë pas here.

-të evidentojë rezultatet e para të zgjidhjes.

-të japë udhëzime të drejta kur zgjidhja has në pengesa të paparashikuara.

-të kërkojë raport të hollësishëm për zgjidhjen.

-të evidentojë përvojën.

-të bëjë analizën e realizimit të zgjidhjes (anë pozitive dhe negative).

-të japë detyra për në të ardhmen.

 

5.Problemet e mëdha duhen zgjidhur pjesë-pjesë.

-të copëzohet problemi.

-kur problemi është më i vogël zgjidhet më shpejt.

 

6-Pengesat për zgjidhjen e problemeve.

Pengesë quhet: skema psikologjike fikse. (Shikoni problemin e 9 pikave).

Ndjehet vështirësi për të lidhur të 9 pikat siç shtrohen kërkesat, sepse na pengojnë skemat psikologjike që kemi. Skemat e vjetra na pengojnë të zgjidhim probleme të reja. Ky problem është aq i thjeshtë, si problemi që zgjidhi Kolombi: vendosjen e vezës në kuvertën e anijes në mënyrë të tillë, që të qëndronte pa u rrokullisur.

 

I pranueshëm në komunikim bëhesh kur të:

Mendosh me zemër.

Dëgjosh me shpirt.

Buzëqeshësh me sy.

 

Në komunikim duhet patur parasysh se:

Qetësia është e mrekullueshme!

Nxitimi i rrezikshëm!

Interesi është i papranueshëm!

Banaliteti mungesë qytetarie!

 

“Natyra na ka përshtatur për të dëgjuar dy herë dhe për të folur një herë”. M.Twain

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top