Njeriu është ai që di të ëndërrojë dhe i ndihmon të tjerët të besojnë në ëndrrat të njëjta. Njeriu është ai që nuk e fsheh një buzëqeshje në bazë të rrethanave, por vepron me çarmatosjen e transparencës.

Stefano Daniel, trajner futbolli, italian
Njeriu është ai që nuk e kufizon veten të ngrihet çdo mëngjes për të parë kopshtin e tij të vogël që gjallëron, por lufton për idealet e tij, duke lënë në jastëk një dëshirë të thellë për paqen dhe njerëzimin.
Njeriu është ai që mund të bëjë autoironi dhe nuk e fsheh një dhimbje në heshtjet e pamëshirshme.
Njeriu është ai që mund të lëvizë dhe të zhvendoset, të përtypë goditjet dhe të ngrihet përsëri.
Njeriu është ai që nuk dorëzohet edhe kur jeta duket se po shkon në drejtimin e gabuar.
Njeriu është ai që nuk ka nevojë të zbrazë zemërimin e tij në fytyrën e një gruaje.
Një njeri është i tillë nëse di të kthehet në fëmijërinë e tij, kur përfshihet nga buzëqeshja e një fëmije.
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.