Mirëqenie

August 9, 2018 | 10:25

Nëse ke një ëndërr, bëj çdo gjë që është e mundur për ta realizuar

Një person i mençur dikur ka thënë: “Tragjedia e jetës nuk është vdekja, por ajo që lëmë të vdesë brenda nesh ndërkohë që jetojmë”. Është e vështirë ndonjëherë t’i kuptosh dëshirat e vërteta që mund të kesh dhe akoma më e vështirë t’i realizosh ato, pasi i ke kuptuar cilat janë.

Shpesh ne përfshihemi në të njëjtën rutinë përditë dhe na duket sikur gjithçka që bëjmë është e kotë. Fakti që përsërisim të njëjtat gjëra, nuk do të thotë që ajo çfarë jemi duke bërë, është e kotë. Ne jemi duke u përpjekur të arrijmë atje ku dëshirojmë, duke siguruar çdo gjë të mundshme për të arritur atje ku duam.

Unë dua të mos ndalësh.

Nëse ke një ëndërr, bëj çdo gjë që është e mundur për ta realizuar atë dëshirë, por gjithmonë duke mos i lënduar të tjerët. Fakti që ne duam të arrijmë diku, nuk do të thotë se duhet t’i bëjmë keq dikujt për të dalë vetë në krye.

Maya Angeloi ka thënë: “Të tjerët mund të harrojnë se çfarë ke thënë, apo çfarë ke bërë, por nuk mund ta harrojnë kurrë mënyrën se si i ke bërë të ndihen”, ndaj ki parasysh të kërkosh realizimin e ëndrrave të tua, jo në kurriz të dikujt tjetri.

Do të ketë edhe ditë, në të cilat do të ndihesh i lodhur. Nuk do të duash të vazhdosh më përpara, sepse gjithçka do të duket e kotë. Do të punosh ditë pas dite dhe nuk do të shohësh rezultate. Kjo gjë do të demoralizojë pamasë, por përsëri nuk duhet të ndalesh. Mos mendoni se njerëzit, të cilët sot kanë korrur sukses, dikur nuk kanë kaluar nëpër të njëjtat pasiguri. Kanë qenë edhe ata të pasigurtë për të ardhmen e tyre, por sërish kanë vazhduar.

Guximi për të ndërmarrë risqe ka bërë që sot ata të mbushin kopertinat e revistave më prestigjioze në botë.

Ndaj, qëndro mbi frikërat dhe pasiguritë e tua. Nuk duhet të ndalesh nga asgjë, as nga opinionet negative të të tjerëve e as nga mungesa e rezultateve pozitive që në hapat e para.

Është e pamundur të korrësh sukses, nëse brenda vetes nuk gjen guximin për të ndërmarrë sfida e rreziqe që nuk i ke marrë më parë.

Burimi bota.al

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com