Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica e qytetarëve globalisht dhe kryesisht në Shqipëri të kërkojnë informacione dhe problematika të ndryshme mjekësore në internet.
*Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekësor
Siç e dimë, Google është databaza me megaserverat më të mëdhenj globalë, e cila posedon një gamë të madhe informacionesh në çdo sferë të teknologjisë.
Të kërkosh në Google për një problematikë të caktuar mjekësore ka impakt pozitiv dhe negativ.
Të kërkosh në google për një problematikë të panjohur, mund të kuptosh elementë të panjohur të patologjive apo sëmundjeve të ndryshme.
Qytetarët kanë fobinë ose frikën psiko-neurotike për të shkuar tek mjeku real apo në spital për situatën primare mjekësore, të cilën e kanë evidentuar vetë.
Aspekti më negativ ka të bëjë me gamën e informacionit që në Google është i shumtë dhe shkakton një puzzle apo skepticizma të problematikave mjekësore.
Të kërkosh në GOOGLE për problematikat apo patologjitë primare (probleme fillestare dhe të lehta shëndetësore) mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor p.sh: Nëse një person ka dhimbje koke, të shkaktuar nga ftohja ose lodhja dhe nëse kjo dhimbje koke është e vazhdueshme për pak kohë, të bësh një kërkim në Google për këtë fakt mund të marresh informacione nga më të ndryshmet, qoftë jo problematike dhe deri tek mundësia e krijimit të një mase tumorale celebrale.
E thënë ndryshe, informacionet e kërkuara në google mund të.shkaktojnë fenomenin e stresit dhe sië e dimë, stresi është sëmundja shtesë më e madhe, stresi shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit, i cili është mjaft i dëmshëm në organizëm, pra e thënë ndryshe:
“Stresi është incentive apo shkaktari i shfaqjes së sëmundjeve nga më të ndryshme”.
Dr. GOOGLE është i besueshëm, por nëse sëmundja nuk evitohet për një kohë të shkurtër, atëherë duhet në mënyrë imediate të shkohet në Mjekun Real, qendër shëndetësore, klinike apo qendër spitalore.
Doktor GOOGLE mund të përkeqësojë sëmundjen.
Nëse një person ka nje sëmundje në të cilën nuk po e gjen dot zgjidhjen në Doktor GOOGLE atëherë zgjidhja e vetme është konsulta virtuale virtual e Mjekësore (TELE-Mjekësia) ose Konsulta Reale mjekësore (Klinikë, Qendër Shëndetësore, Spital).
Zvarritja e diagnozës ka kosto shëndetësore dhe Monetare.
Të kërkosh në Doktor GOOGLE dhe mos gjesh zgjidhje, do të thotë të neglizhosh sëmundjen e cila mund të përkeqësohet dhe gjithashtu kjo shkakton kosto të lartë mjekësore, kohe dhe monetare.
Të kërkosh në Doktor GOOGLE do të thotë të mbash riskun e shëndetit tënd mbi shpinë.
Duhet të dish të kërkosh në GOOGLE.
Në GOOGLE ekzistojnë disa faqe globale mjaft të besueshme të cilat krahas informacioneve kanë dhe diskutime midis mjekëve dhe pacientëve ku shpalosen eksperiencat e secilit për një problem mjekësor, qofti i lehtë apo dhe akut.
Faqe të besuara: Healthline, WebMD (Web Medical), Epokrates etj. Këto faqe janë të besuara dhe janë të rankuara të parat në Platformën GOOGLE, që do të thotë se janë faqe me ndjekshmëri mjaft të lartë.
Pjesë e Botës Virtuale të internetit është dhe “Telemjekësia” pra është pjesë e Doktor GOOGLE por në rastin e Telemjekësisë kemi të bëjmë me një mjek Real dhe Pacient real ku nëpërmjet internetit mjeku mundohet të diagnostikojë në mënyrë primare pacientin me anë të simptomave.
Mesazh Sensibilizues:
Për të evituar zvarritjen dhe përkeqësimin e diagnozës drejtohuni në mjekun real.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.