FB

September 5, 2023 | 8:01

Njihuni me qytetin e parë në botë që i ndalon fëmijët të kenë celular

Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas të cilit prindërve u kërkohej që të mos blinin celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkonin në shkollën e mesme.

Shifrat e fundit nga rregullatori i komunikimit Ofcom tregojnë se 20% e tre-vjeçarëve kanë një smartphone. Kjo përqindje rritet në 55%, midis moshës tetë dhe 11 vjeç.

Së pari, banorët e qytetit bregdetar në Irlandë vendosën se nuk donin që fëmijët e tyre t’i kalonin vitet e tyre më krijuese të ngjitur në një ekran celular. Prandaj nënat e qytetit u mobilizuan menjëherë. Ato bashkuan forcat dhe arritën në përfundimin se janë dakord që fëmijët e tyre të mos kenë smartfonë derisa të kalojnë pragun e shkollës së mesme.

Kështu, të tetë shkollat fillore në qytetin irlandez, që ndodhet 24 kilometra në jug të Dublinit, u kërkuan nxënësve të mos merrnin pajisje elektronike me vete. Në të njëjtën kohë, shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve të shkollës i morën gjërat në duart e tyre duke rënë dakord të ndalonin telefonat celularë në shkolla për të vegjlit dhe fëmijët e shkollave fillore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top