Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë çifti i njohur i artistëve shqiptarë. Të ftuar në emisionin e Rudinës ata kanë rrëfyer disa detaje nga jeta e tyre e ndër të tjera kanë treguar edhe një pjesë të banesës në të cilën jetojnë në Prishtinë.
“Një personazh publik prezantohet vet se çfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë” –shprehet Abazi, teksa flet dhe për jetesën e tyre.
Gjatë emisionit u paraqitën disa nga pamjet e shtëpisë së tyre në Prishtinë që ngjajnë me të vërtetë mahnitëse, sistemim, gjelbërim, lule dhe shumë klas.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.