5G është teknologjia më e fundit e rrjetit me valë “Wireless” e cila transmeton me shpejtësi shumë të lartë të dhënat nëpërmjet pajisjeve teknologjike dhe komunikimit si kompjuterat, serverat telefonat dhe komunikimi valor midis antenave dhe kullave telefonikë GSM.
5G është një valë elektromagnetike me frekuence shumë të lartë rreth 24 GHz, frekuencë shumë e lartë do të thotë dhe energji mjaft e madhe elektromagnetike mbartëse. Valët me energji dhe frekuenca kaq të larta bëjnë të mundur shkëmbimin e informacionit me shpejtësi mjaft të madhe.
Krahas benefiteve e cila ka kjo valë elektromagnetike me frekuencë të lartë, kuptohet që në sektorin shëndetësor pasohet dhe me efekte negative mjekësore dhe risqet mund të jenë të një game të gjerë. Teknologjia me valë “Wireless” po zhvillohet me shpejtësi mjaft të madhe këto 10 vitet e fundit dhe kompanitë telefonike globale vazhdimisht përmirësojnë dhe updet-ojnë teknologjinë me valë dhe së fundi ata nxorën teknologjinë e gjeneratës së pestë të quajtur 5G.
Kuptohet që kjo teknologji sjell benefite madhore në telekomunikacion pasi është mjaft efektive në komunikim dhe shkëmbimin e të dhënave si në:
- Në komunikimi gjatë lëvizjes (automjete, trena, metro) gjatë së cilës komunikimi është i qartë dhe i pa ndërprerë.
- Në aplikimet e botës virtuale
- Në Telemjekësi (ku komunikimi midis pacientit dhe mjekeve në aspektin virtual është i pandërprerë dhe mjaft i qartë)
- Në sistemet e sigurisë me anë të kamerave të survejimit
Teknologjia 5G ndryshe quhet “beamforming” e cila nënkupton dërgimin e menjëhershëm të të dhënave në pajisjet elektronike të komunikimit.
Gjenerata 5G e valëve, krahas vlerave të çmuara e cila posedon, kuptohet që shkakton efekte anësore në shëndetësi si:
- Rritja e temperaturës së indeve. (Komunikimet me anë te valëve 5G të cilat mendohet të aplikohen në telefoni bëjnë të mundur rritjen e temperaturës së zonës pranë veshit e cila mund të shkaktojë probleme në gjëndrën e pështymës)
- Mund të ndikojë në keqfunksionimin e gjëndrës endokrine të tiroides
- Mund të shkaktojë probleme neurotike të sistemit nervor qendror dhe trurit
- Mund të shkaktojë probleme me gjumin
- Mund të shkaktojë shfaqjen e masave tumorale dhe lezioneve kancerogjene
- Mund të ndikojë në prishjen e metabolizmit qelizor normal.
- Mund të shkaktojë anomali të funksionimit të indeve dhe qelizave.
Të gjitha këto dëme shëndetësore shkaktohen nga bashkëveprimi i valëve me frekuencë dhe energji të lartë me qelizat tona. Dhe së fundi për ti dhënë fund spekulacioneve lidhur me Covid-19, Valët 5G nuk kanë lidhje në përhapjen e Covid-19 dhe mutacioneve të tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.