FB

September 14, 2023 | 7:58

Nomofobia: Çfarë është varësia nga smartphone dhe si ta shmangim atë

Celulari, tashmë është një ndër objektet që të gjithë nuk mund ta largojnë nga duart e tyre. Gjithmonë kur dalim nga shtëpia telefoni është objekti i parë që ne kontrollojmë, me miqtë apo dhe në darkat me familjarët tanë ai është bërë i pandashëm.

Kërkimet e fundit kanë treguar se nomofobia, apo frika nga mungesa e celularit, është gjithnjë në rritje.

Sipas këtij kërkimi, njerëzit ndihen të pasigurt në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë SMS një miku ose familjari, pavarësisht nëse kjo ndodh edhe përmes rrjeteve sociale.

Po ashtu, ata ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në informacione, qoftë edhe për ndonjë kërkim nëpërmjet Google.

Ata që janë të prekur mund të provojnë gjendje të vërteta ankthi, me marrje mendsh, dridhje, mungesë të frymëmarrjes dhe rrahje të shpejta të zemrës në rast të mungesës së rrjetit apo të telefonit jashtë përdorimi.

Femrat përjetojnë nomofobinë 3.6 herë më shumë se meshkujt, por kërkuesit nuk e dinë pse-në e kësaj. Ndërkohë, që edhe studimet e mëhershme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 25 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top