Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Sa herë i kemi thënë këto shprehje në jetën tonë të përditshme? Sa herë i kemi shtyrë njerëzit, i kemi shtyrë “në pritje” nën qilim, me justifikimin e kohës që nuk kemi? E vërteta është se ne nuk i lëmë vend njerëzve dhe gjërave.
Ne harrojmë dhe nuk ndalemi për pak të shohim se çfarë kemi kaluar, çfarë kemi lënë pas. Dhe kështu marrëdhëniet prishen, njerëzit bëhen fotografi dhe kujtimet turbullohen.
Koha nuk është asgjë tjetër përveç dashi i kurbanit tonë.
Ne nuk i lëmë vend përparësive tona të supozuara.
Sepse një është e vërteta. Kush i jep përparësi punës së tij do të zhytet i gjithi në punën e tij.
Kush ka fëmijë do të jetë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij.
E kush ka dashurinë…, do të lindë dashuri kudo që të gjendet.
Prioritetet nuk shtyhen.
As nuk mund të presim të kalojmë 16 orë në punë dhe në të njëjtën kohë të kemi në nivel të mirë shëndetin tonë, për veten dhe partnerët tanë.
Është çështje zgjedhjesh, jo kohe.
Vendosni përparësitë tuaja dhe lini vend për to.
Çdo gjë tjetër për mirë ose për keq do të lihet mënjanë.
Kujdes çfarë lini mënjanë/Shikoni atë që lini mënjanë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.