FB

December 4, 2021 | 8:08

“Nuk dua njerëz të rremë në funeralin tim”, fjalët që një grua shkroi në nekrologjinë e saj bëhen menjëherë virale

Doña Må Paz Fuentes Fernández la të shkruar të zezë mbi të bardhë dëshirat e saj të fundit, lidhur me atë se kush mund të merrte pjesë në funeralin e saj dhe kush jo. Në fakt, ajo ia besoi dëshirat e saj një gazete që kishte marrë përsipër botimin e nekrologjisë, në të cilën ajo specifikonte qartë personat që mund të merrnin pjesë në varrimin e saj.

Në njoftimin e saj, i cili zakonisht postohet nga të afërmit e të ndjerit për të lënë fjalë të bukura si ngushëllime për të ndjerin, Doña Må Paz Fuentes Fernández dha një konotacion krejtësisht të ndryshëm. Në nekrologji ajo shkroi: “Duke ndjekur parimet e mia dhe mënyrën time të veçantë për të thënë gjërat, u organizova”.

Më pas teksti i nekrologjisë vazhdon me një listë të vogël me emrat e personave që, megjithëse nuk kanë lidhje me të, mund të merrnin pjesë në varrimin e saj. Gruaja argumentoi vendimin e saj:

“Duke qenë se familja ime ka kohë që nuk jeton më, imponoj vullnetin tim të fundit që vetëm ata që përmend më poshtë të mund të marrin pjesë në varrimin tim, në morg, në kishë dhe në varreza”.

Në total ajo renditi vetëm 16 persona në listën e njerëzve që mund t’i jepnin lamtumirën e fundit dhe më pas e mbyll mesazhin e saj me fjalët: “Për pjesën tjetër të njerëzve që nuk treguan kurrë interes për mua dhe jetën time, dëshiroj që të vazhdojnë si më parë”.

Deklaratat e saj u bënë menjëherë virale, pasi mënyra e saj e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë për t’i thënë gjërat tërhoqi interesin e web-it, i cili komentoi me fjalë nderimi nekrologjinë e nënshkruar nga zonja. Madje, disa kanë thënë se ndershmëria e saj është për t’u admiruar: nëse të afërmit, miqtë, të njohurit e saj nuk kanë qenë pranë saj, duke e mbështetur dhe inkurajuar në momentet më të vështira të jetës së saj, nuk e meritojnë të jenë pranë saj në lamtumirën e fundit.

Edhe pse disa përdorues të internetit nuk ishin dakord me mënyrën pothuajse mizore të thënies së dëshirave të saj, ata thanë se i kuptonin motivet e saj dhe në një farë kuptimi ranë dakord të pajtoheshin me të. Për më tepër, disa kanë përsëritur se në jetë nuk ka nevojë të qash për të dashurit pasi ata kanë vdekur, duhet t’i përqafosh dhe duash kur ata janë gjallë.

 

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top