Aktualitet

December 26, 2022 | 9:06

“Nuk e duroja dot…” / Michelle Obama rrëfen si rrallëherë problemet me ish-presidentin

Së fundmi Michelle Obama ka dhënë një intervistë gjatë së cilës ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me Barack Obama-n. Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, në intervistën e dhënë për “REVORT Studios” ka rrëfyer për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin. Sipas saj, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira. Ajo u shpreh se…


“Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim. Ndërsa isha nënë e re në përpjekje për të rritur vajzat e mia, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër. Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40. Burri im ishte i fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi.”

Sa i përket nevojave të fëmijëve, Michelle tregon se:

“Fëmijët kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ti i do do më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’u vesh faj. Gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të kemi durim.”

 

Rikujtojmë, se Michelle nisi së fundmi një turne njëmujor për promovimin e librave dhe stili i saj po zënë titujt kryesorë në media. Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj. Ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Obama e kompletoi look-un me çizmet e zeza ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top