Duke u rritur mësojmë se nuk është bukuria ajo që ka rëndësi tek një person, por pjekuria dhe përgjegjësia. Ju zgjoheni një ditë dhe më në fund e kuptoni. Ju nuk do të vraponi prapa asaj që duket, prapa atyre që duan vetëm t’ju përdorin. Ju zgjoheni me ndjenjën e përfundimit të një kapitulli të jetës suaj. Ka një histori të re për të shkruar dhe është gjithmonë e juaja.
Kuptoni se nuk mund të vazhdoni të ndiqni një dashuri të brishtë, insistoni me ata që nuk dinë se çfarë duan dhe jetojnë duke hedhur peshat dhe ndjenjat e fajit ndaj të tjerëve. Ju zgjoheni në jetë dhe e dorëzoni atë në duart e Perëndisë. Perëndia e di sa dhimbje, sa ankth ka kapluar gjoksin tuaj.
Ti e di se nuk do të jetë e lehtë të hedhësh gjithçka pas dhe të filloni nga e para, por të gjithë lotët që keni derdhur dhe ato përgjigje të gëzuara që nuk kanë ardhur kurrë, nuk do bëjnë gjë tjetër, por veç do t’i japin forcë për të vazhduar. Ju zgjoheni dhe kuptoni se keni nevojë për një jetë plot dashuri, miq dhe dikë që të meriton.
Kuptoni se është koha për të ndalur rileximin e mesazheve të vjetra, për të menduar përsëri për të kaluarën sikur të ishte një regjistrues i prishur, por që vazhdon të luajë. Ti kupton se pamja nuk ka rëndësi, se bukuria nuk është gjithçka. Bukuria nuk është asgjë nëse gjithë pjesa tjetër është vetëm një zbrazëti që gëlltit ndjenjat dhe hapat më të bukur.
Është koha të mendoni për veten, respektin dhe dinjitetin tuaj. Mos e vendosni zemrën në duart e gabuara, kur vjen puna tek ndjenjat mos u ngutni nga frika se mos mbeteni vetëm. Kuptoni se vlerat e jetës janë të tjera, kujdesi është diçka tjetër dhe dashuria është diçka tjetër. Dashuria nuk mbron, nuk lyp, nuk pretendon, nuk i ngjan asgjëje tjetër veç vetes.
Dashuria e vërtetë është e pjekur, përgjegjëse, mbështet, surprizon, kujdeset, mbështjellë, përqafon. Ju respekton, nuk gënjen, nuk ju lë vetëm mes dyshimeve dhe torturave. Është e qartë, vendimtare, transparente, është një ndjenjë që nuk kërkon dhe mbi të gjitha nuk ju kërkon të hiqni dorë nga dinjiteti juaj, ëndrrat tuaja, ajo çfarë jeni dhe çfarë doni. Dashuria e vërtetë është dashuri.
Ju zgjoheni një ditë dhe më në fund kuptoni. Ju meritoni më shumë dhe filloni të shkruani një histori të re. Një të vërtetë. Tuajën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.