Në fokus

August 14, 2020 | 8:08

Nuk është faji juaj nëse përjetoni një traumë, por shërimi është përgjegjësia juaj

Kush prej nesh nuk ka përjetuar momente të vështira, ngjarje të papritura, trauma që na kanë kapur atëherë kur nuk e kemi pritur? Diçka që ne nuk e kishim kërkuar dhe as e kërkuam me sjelljen dhe zgjedhjet tona. Një traumë nuk është faj është e drejtë. Por nuk mjafton të ndalemi me kaq.

Nëse një traumë e papritur nuk është pasoja e qëndrimit tonë, ajo që me të vërtetë ka rëndësi është përgjigja ndaj saj. Shërimi dhe tejkalimi janë përgjegjësia jonë.

Çfarë ndodh kur ndeshemi me trauma?

Mbyllemi ose reagojmë impulsivisht duke e lënë veten të udhëhiqemi ekskluzivisht nga emocionet. Nuk ka rëndësi nëse nuk e merituam atë që ndodhi. Nëse ajo që na goditi është më tepër një padrejtësi ose ajo që ne e quajmë rrufe në qiell të hapur. Nuk duhet të ndalemi tek shkaqet ose të bëjmë hapa prapa, por duhet të përdorim energjitë për të kapërcyer traumën dhe momentin e vështirë.

Të pyesësh pafund pse na ndodhi nuk e zgjidh problemin që na goditi dhe, në disa raste, na pushtoi. Ajo që ka rëndësi është të reagosh dhe të dish ta trajtosh humbjen si një shtysë. Si diçka që ka ndodhur, por nga e cila vetëm vetja dhe vullneti ynë, mund të na nxjerrë jashtë.

Shërimi është përgjegjësia jonë sepse nëse nuk do të ishte, kjo do të nënkuptojë që një traumë ose padrejtësi të marr jetën tonë. Shërimi është përgjegjësia jonë sepse dhimbja e papërpunuar u kalohet të gjithëve përreth nesh, dhe në këtë mënyrë, ne dëmtojmë përgjithmonë marrëdhëniet tona shoqërore dhe ata me të cilët ndajmë jetën.

Sa herë është thënë që të kërkosh një dorë, të kërkosh ndihmë, nuk është një demonstrim i dobësisë, nuk është një qëndrim i padenjë. Përkundrazi është demonstrimi se ne duam të kapërcejmë një traumë dhe se, për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për forcën dhe disponueshmërinë e atyre që na duan. Ndihmë profesionale për tejkalimin e dhimbjes emocionale.

Shndërrimi i një dhimbjeje në një mundësi

Ngjarjet e papritura ndodhin çdo ditë në botë, shpesh tragjike dhe që shohim përgjigje të jashtëzakonshme prej tyre. Një traumë, sado e papritur dhe e padiskutueshme, sjell edhe një mundësi.

Në fakt, shërimi nuk do të thotë të kthehesh saktësisht si ishit më parë. Do të thotë të bëhemi njerëz të ndryshëm, të zhvillojmë qëndrime të reja dhe më të vetëdijshme. Do të thotë të mbash plagë që bëhen meritë, medalje që nesër do t’i tregojmë me krenari se kemi mundur të kapërcejmë fatin e pafavorshëm.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top