Këshilla & Arsye

February 1, 2020 | 8:04

Nuk është ftohti ai që i sëmurë fëmijët, por vendet e mbyllura dhe të mbushura me njerëz

Kur vjen sezoni i ftohtë, prindërit kanë një prirje t’i mbajnë fëmijët brenda në shtëpi në pjesën më të madhe të kohës, nga frika se do të marrin sëmundjet e zakonshme sezonale: të ftohtët, ethet, gripin. Në realitet, nuk janë vendet e hapura ato që favorizojnë përhapjen e këtyre sëmundjeve, por përkundrazi janë vendet e mbyllura dhe shumë të nxehta.

Ekspertët thonë se vendet e mbyllura dhe jo shumë të ajrosura janë ato që preferohen nga bakteret: kjo sepse në atë mikroklimë ata gjejnë mjedisin ideal për tu shumuar dhe për të bërë dëm. Kështu që fëmijët janë më mirë nëse i lini të dalin jashtë në dimër. Por kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të pajisen me shalle leshi dhe kapele.

I ftohti në fakt mund të ndërhyjë në qelizat e flokëve, të cilat kanë për detyrë të eliminojnë pluhurin dhe trupat e huaj. Pra, të veshësh rroba më të rënda dhe të mbrosh rrugët e frymëmarrjes me shall është një gjë e mirë.

Gjithashtu gjëja më e keqe është t’i detyrosh fëmijët të rrinë brenda katër mureve, me pak shkëmbim ajri dhe mbase shumë nxehtësi. Një mjedis shumë i nxehtë favorizon përhapjen e baktereve dhe më pas ndryshimi drastik mes temperaturës së brendshme dhe asaj të jashtme mund të favorizojë ftohjet dhe madje edhe gripin.

Mbajtja e ngrohjes në tetëmbëdhjetë gradë është e mirë jo vetëm për kuletën tuaj, por edhe për shëndetin tuaj. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbrojtur fëmijët në ekskursionet e tyre jashtë shtëpisë, gjatë sezonit të ftohtë, është gjithashtu të vishen trashë. Siç u përmend më lart, sekreti nuk është ta teproni. Nuk është rastësi që fëmijët që jetojnë në fshat dhe që kalojnë më shumë kohë jashtë, sëmuren më pak se bashkëmoshatarët e tyre në qytet.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top