Nuk është turp të kesh Covid. Është e turpshme të baltosh, është e turpshme të shpikësh, është e turpshme të mos ndihmosh ata që janë në karantinë, është e turpshme të flasësh keq për të infektuarit, është e turpshme të shpifësh për fëmijët e infektuar … për fat të keq, askush nuk është imun në këtë moment.
Të kesh kontaktuar Covid-in nuk është turp! Është e nevojshme të mos harrosh të vlerësosh marrëdhëniet njerëzore!
Një përqafim për këdo që ndodhet në këtë situatë, në një mënyrë serioze ose më pak serioze, për ata që, për shkak të këtij virusi, kanë humbur një të dashur ose për ata që janë thjesht në karantinë, atyre që u duhet të bëjnë pazare ose të marrin ilaçe në farmaci, apo thjesht duan të dëgjojnë një fjalë të mirë… polemikat nuk ndihmojnë, mirësia PO.
Përgatiti Orjona Tresa / Burim Interneti
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.