Në fokus

August 21, 2018 | 8:54

Nuk është vetëm problem i yni… 1/3 e adoleshentëve amerikanë nuk kanë lexuar një libër vitin e kaluar

Një e treta e adoleshentëve nuk kanë lexuar një libër vitin e kaluar, tregon një studim i ri. Për shkak të mediave sociale, që u marrin gjithnjë e më shumë kohë adoleshentëve, vetëm 16 % e atyre të moshave 17-18 vjeç lexonin një libër për kënaqësi çdo ditë, krahasuar me 60 % në fund të viteve 1970.

Përveç kësaj, vetëm 2% e të rinjve 15 deri 16 vjeçarë lexonin një gazetë të përditshme, një rënie prej 31 % nga fillimi i viteve 1990, shton hulumtimi.

Rezultatet më tej sugjerojnë përdorimin e mediave sociale në mesin e adoleshentëve rritur nga një mesatare prej një deri në dy orë në ditë midis 2006 dhe 2016.

Autori kryesor, Dr. Jean Twenge, nga Universiteti Shtetëror i San Diego, tha: “Në krahasim me gjeneratat e mëparshme, adoleshentët në 2010 kanë kaluar më shumë kohë në internet dhe më pak kohë me mediat tradicionale, si libra, revista dhe televizion.

“Koha për mediat digjitale ka zëvendësuar kohën që kalohej dikur duke shijuar një libër ose duke parë televizor”.

Studiuesit shqetësohen se normat e rënies së leximit në mesin e adoleshentëve do të ndikojnë në rezultatet e tyre në shkollë për shkak të mungesës së përqendrimit për të kuptuar tekste librash.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top