FB

May 12, 2021 | 9:20

Nuk fliste me të prej kohësh, Adele mëson se babai i saj ka ndërruar jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë

Babai i këngëtares me famë botërore, Adele, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. 33-vjeçarja ka treguar se i ndjeri ka vuajtur prej kohësh nga kanceri, raporton “The Sun”. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga një burim i afërt i këngëtares. Adele nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me të atin dhe nuk fliste me të që prej vitit 2011.

“Familja e Mark Evans natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet”,- u shpreh burimi. Arsyeja e mërisë lidhet me faktin se Mark braktisi nënën e këngëtares kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

Kur ai zbuloi në 2013 se vuante nga kanceri i zorrëve, gjatë një interviste tha se frika më e madhe e tij është të mos jetë në gjendje të takojë nipin, pra djalin e Adele, i cili erdhi në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.

Ish-çifti e pagëzuan të voglin e tyre me emrin Angelo. Adele dhe Simon u divorcuan përfundimisht në mars të këtij viti, pasi arritën të zgjidhnin edhe mënyrën se si do të ndanin pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë.

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top