Marrëdhëniet që mbajmë, pavarësisht në ishin pemë me rrënjë nga e kaluara, nuk ndalen së përditësuari. Sidoqoftë, në këtë rrugë ka shumë për të thënë: kemi mundësi të korrigjojmë marrëdhëniet që na kanë dëmtuar. Kush nuk na vlerëson, a e meriton vëmendjen, shoqërinë dhe kujdesin tonë? Ndonjëherë bëjmë gjëra që nuk na pëlqejnë, sepse besojmë se janë pjesë e detyrimeve tona: por a është kështu? Pse të qëndrojmë me ata që nuk na duan?
Karen Horney foli për tiraninë e “duhet”. “Duhet ” janë ato verbalizime në formën e urdhrave që i japim vetes. Zakonisht janë produkt i të jetuarit në shoqëri ose i edukimit. Ato na motivojnë të veprojmë kundër vlerave ose interesave tona, të qëndrojmë me ata që nuk na duan. Të çlirohesh nga këto detyrime të vetëimponuara nuk është e lehtë: të prirura të rrënjosen thellë në bindjet tona dhe vetë mendimi për të mos i ndjekur ato, shkakton disonanca konjitive tek ne; një gjendje shqetësimi, e prodhuar nga përpjekja për të vendosur së bashku dy pjesë të enigmës, skajet e të cilave nuk janë të përputhshme. Prandaj, kur këto dy pjesëza përplasen, lind një konflikt i brendshëm. Kemi dy mundësi: të vazhdojmë të bëjmë atë që mendojmë se duhet të bëjmë ose të veprojmë bazuar në vlerat tona dhe të ndryshojmë kurs, edhe nëse kjo do të thotë të shkosh kundër rrymës. Mund të ndodhë që në marrëdhëniet ndërpersonale të provosh një ndjenjë të dhimbshme detyrimi. Pavarësisht nëse është partneri, një mik apo edhe familja jonë, jemi të bindur se “duhet” të sillemi në një mënyrë të caktuar me çdo kusht.
Qëndrimi me ata që nuk na duan: kur nuk na vjen për shtat
Të vendosësh që dikush nuk na do, do të thotë të kufizosh një hapësirë shumë të madhe. Gjëja më e rëndësishme në marrëdhënie është vendosja e kufijve. Jo për të përfituar prej tij apo sepse jemi qendra e botës, por sepse këto marrëdhënie janë një pengesë për mirëqenien tonë. Por çfarë do të thotë “të mos duash për mirë ”? Psikologia Silvia Congost na këshillon të mbyllim veshët dhe të vëzhgojmë se çfarë ndodh. Është e lehtë të thuash “Të dua” me fjalë, dhe është gjithashtu joshëse ta besosh atë. Por këtë dashuri që na predikohet, a e ndiejmë? A janë veprimet e këtij personi në përputhje me këtë ndjenjë? Fjalët janë mirë, por nëse veprimet nuk shprehin dashuri, mbase thjesht po mashtrojmë veten. Ekzistojnë kufij të panegociueshëm përballë të cilëve nuk do të ishte gabim ta braktisje marrëdhënien. Përveç këtyre, do të ketë edhe të tjerë, personalë për secilin prej nesh. Në këtë kuptim, secili prej nesh duhet të kuptojë, duke hapur zemrën, në çfarë mase është e arsyeshme t ’i durojmë ata që na lëndojnë. Le të shohim kufijtë që nuk duhet të tejkalohen kurrë.
Kur na keqtrajtojnë
Si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kur abuzimi është i pranishëm, duhet të largohemi nga marrëdhënia. Kjo vlen për çiftin, por edhe për çdo marrëdhënie ndërpersonale ose familjare. Abuzimi është një mënyrë për t’i bërë të tjerët të besojnë se janë inferiorë. Ata që keqtrajtojnë veten e tyre mendojnë se kanë të drejtë të dëmtojnë një qenie tjetër njerëzore. Kjo në mënyrë progresive minon vetëvlerësimin e viktimës, i cili, nëse nuk distancohet nga marrëdhënia, do të anulohet fjalë për fjalë. Sa më gjatë të durojmë një situatë keqtrajtimi, aq më shumë besojmë se duhet të qëndrojmë, sepse vlejmë pak dhe nuk meritojmë më mirë.
Kur na injorojnë: e kotë të qëndrojmë me ata që nuk na duan
Injorimi i personit që supozohet se dashuroni është një formë tjetër e dhunës. Do të thotë t ’i kthesh shpinën, duke e bërë të ndihet edhe një herë në varësinë tënde. Është e rëndësishme që viktima të mos lejohet të bindet nga mendime të tilla si “ky person është i tillë”, “është mënyra e tij e sjelljes”. Kjo do të thotë të varesh te shpresa për një ndryshim të pamundur ose të injorosh ndjenjën e zbrazëtisë të shkaktuar nga ky qëndrim. Kur dikush na injoron, po na thotë se nuk u intereson çfarë duhet të themi, ndjenjat, mendimet tona. Është e qartë se ata që sillen kështu nuk na duan; mbase nuk është një formë abuzimi i qartë, por po shkelin emocionet tona.
Kur na poshtërojnë
Disa njerëz e kanë zakon të keq të tallen me të tjerët në publik, të bëjnë shaka për çështje të tilla si pamja fizike ose të folurit. Nëse nuk poshtërojnë në publik, ata e bëjnë privatisht. Në çdo rast, nuk duhet të lejojmë askënd të vendosë vetëvlerësimin tonë në rrezik. Është e vërtetë që pamja jonë ose mënyra se si lëvizim nuk na përcakton në vetvete. Kjo duhet të jetë e qartë, por është e pashmangshme të ndihemi të pakënaqur kur marrim një kritikë, veçanërisht nëse është dikush që është i rëndësishëm për ne. Partneri, ,miku, apo një familjar, qesh ose gjykon mënyrën tuaj të veshjes, të folurit, aftësive tuaja? Merrni parasysh të largohen.
Kur na anulojnë
Jo vetëm liria është e nevojshme, por edhe ndjenja e lirisë është e tillë. Ata që na duan në mënyrën e duhur jo vetëm që nuk e kufizojnë lirinë tonë përtej asaj që është e arsyeshme, por sigurohen që të ndiejmë se jemi të lirë. Kjo na lejon të jemi përgjegjës për gabimet tona dhe t’i rregullojmë ato, e njëjta gjë për sukseset tona. Tipik është shembulli i prindërve që përpiqen të bindin fëmijët e tyre të ndjekin një karrierë të caktuar shkollore dhe ta bëjnë atë “për të mirën e tyre”. Këta prindër nuk i duan me bujari fëmijët e tyre, pa marrë parasysh sa janë të bindur. Në fakt, ky manipulim i përgjigjet më shumë egoizmit se sa interesit real për dëshirat e fëmijëve.
Kur kufizojnë lirinë tonë
Liria është një nga pasuritë më të çmuara. Duhet të ndjehemi të lirë të vendosim se çfarë të mendojmë, si të vishemi, cilët miq të zgjedhim ose në cilin qytet të jetojmë. Të lejosh dikë t ’i marrë këto vendime për ne do të thotë të heqësh dorë nga një pjesë e fuqisë që na karakterizon dhe që duhet të jetë vetëm e jona.
Qëndrimi me ata që nuk na duan nuk është detyrim
Nuk është e shkruar askund që duhet të qëndrojmë pranë atyre që nuk na duan, në fakt e kundërta është e vërtetë. Kup – timi i kësaj na ndihmon të kapërcejmë inercinë, që nuk na lejon të prishim marrëdhënien. Kush nuk na do, nuk e meriton të shijojë vlerën tonë. Kush nuk e kapërcen anën më egoiste të mar – rëdhënies, nuk e meriton bujarinë tonë, kush nuk ofron, nuk meriton gatishmëri. Reagimi është vendimi ynë, është ushtrimi ynë këmbëngulës që duhet të përpiqemi ta praktikojmë tani e tutje.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.