Këshilla & Arsye

July 23, 2018 | 8:10

Nuk ka gjë më të bukur në botë se të flesh me fëmijët, të ndjesh të rrahurat e zemrës…

 

Orjona Tresa, gazetare

Orjona Tresa, gazetare

Fëmijët janë bota, vazhdimësia, rregullatori i një familjeje të shëndetshme. Pa ta nuk ka kuptim jeta.

Koncepti  i të shijuarit të fëmijës me të gjitha ngjyrat, ka ndryshuar edhe mes shqiptarëve bashkë me pluralizmin politik të vendit. Sot gjithnjë e më shumë shohim baballarë të përkushtuar, ashtu si nënat dikur, që i bënin të gjitha vetë. Modeli shoqëror tregon një investim sa serioz dhe të sigurt, pa inferioritetin se po bën diçka që mund të gjykohesh apo turpërohesh në sy të të tjerëve. Ndërsa kjo afërsi bashkë me trendin pozitiv është shndërruar në një model fisnik, ndihmon shumë edhe fëmijët për t’u rritur me dashurinë dhe vlerat e shëndetshme për një shoqëri të së nesërme që do t’i nevojitet kohës.

fli

Dhe siç mund ta dini, kjo afërsi dhe dashuri e shprehur ndaj fëmijës ju bën shumë mirë dhe prindërve. Ndaj, sa i keni të vegjël bëni gjënë më të bukur që mund t’ju rikthejë shpesh në çaste të paharrueshme dhe emocione kur të bëheni të moshuar e t’ua tregoni nipërve dhe mbesave.

Flini me fëmijët tuaj dhe përqafojini sa të mundeni nën mbulesa. Mos kini frikë nga veset. Fëmijët janë të vegjël vetëm një herë në jetë, më pas, atëherë kur rriten, ata do të kërkojnë rrugën dhe hapësirat e tyre. Flini pranë e pranë që zemrat të ndjejnë të rrahurat dhe frymëmarrjet e përbashkëta, sepse nuk ka gjë më të bukur në botë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top