Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Na mësojnë të jemi të kujdesshëm. Të planifikojmë. Të gjuajmë. Por askush nuk na tha se nuk do të ketë kohë ideale për të jetuar.
Jeta nuk ndodh “kur gjithçka është rregulluar”. Ndodh kur je në dhimbje, ndërsa gjunjët të rrjedhin gjak, ndërsa je i pasigurt, ndërsa e kaluara po të copëton dhe e ardhmja po të tremb.
Nuk ka jetë të dytë, siç do të thoshte Elyti. Vetëm e tashmja. E brishta. E ngathta. E ndershmja.
Nëse prisni derisa të jeni gati ta prekni, do të kaloni nëpër të si një e/i huaj. Nuk ka jetë të dytë, dhe e para të jepet vetëm një herë, jo në tërësi, vetëm disa fragmente që i’a vlejnë. Pjesa tjetër është borxh, faj dhe zvarritje.
Dhe kur të vijë fundi, do të kuptosh se askush nuk të ndaloi kurrë përveç vetes.
Pra, nëse do ta jetosh, zgjohu nga hija jote, merr gotën apo çfarë të do gjithsecili, trokit në tavolinë dhe thuaj… “Ja ku jam. Nuk erdha të iki e/i sigurt, erdha ta ndjej deri në fund”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.