Lifestyle

September 17, 2018 | 10:57

Nuk ka më ndjenjë faji: blerja është një “terapi” kundër stresit dhe trishtimit. Gjithashtu ju bën të humbni peshë!

Sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Tajvan dhe Australi  blerja sjell përfitime. Në bazë të studimit njerëzit e moshës mbi 65 vjeç që bëjnë pazare të paktën gjashtë ditë në javë kanë një shkallë vdekshmërie më pak se 28% në krahasim ata që nuk bëjnë. Blerja na lejon të dalim, të shikojmë nëpër dyqane dhe të ecim, kjo është e dobishme për të bërë ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë dhe gjithashtu për të përmirësuar gjendjen e humorit.

Kur bëni blerje, harxhoni më shumë kohë për veten tuaj dhe kjo rrit vetëvlerësimin, gjë e cila i sjell përfitime shëndetit, sepse ka një efekt qetësues në ankth. Profesori i marketingut në Universitetin e Tilburgut në Holandë, Rik Pieters shpjegoi se blerja e produkteve, veshjeve dhe çdo objekti që dëshironi është një formë argëtimi që lufton vetminë dhe çdo lloj ndjenje të keqe, blerja është një veprim natyror anti-stres.

Natyrisht, këshillohet që të mos e teproni, edhe nëse hyrja në dyqanin tuaj të preferuar është si të hyni në një botë më të lumtur, më pak të stresuar dhe të mbushur me gjëra të përsosura. Blerja gjatë pushimeve mund të jetë shumë e paqëndrueshme dhe e vështirë për shumë njerëz. Por ajo është për ata që përdorin pazarin si lehtësim stresi.

Sipas një sondazhi në të cilin u intervistuan 1000 të rritur në Shtetet e Bashkuara, është gjetur se shumë konsumatorë kanë bërë një blerje impulsive për të lehtësuar ndjenjat e stresit ose ankthit. Mbi gjysma e sondazhit (52%) kanë pranuar se kanë shpenzuar për shkak të stresit të paktën një herë. Me kaq shumë tregje online, as nuk duhet të largohesh nga shtëpia për të përjetuar tronditjen e një blerjeje.

Por a e lehtëson pazari stresin? Po! Gratë nuk janë të vetmet që përdorin teknikën “pazar-terapi”, midis burrave dhe grave, rrobat janë objekti kryesor i zgjedhjes kur bëjnë një blerje impulsive dhe të stresuar. Natyrisht që nuk duhet ekzagjeruar, pasi shumë nga ata që blenë impulsivisht për shkak të stresit, përfunduan duke u penduar për blerjen e tyre.

Për më tepër, shumica e atyre që zakonisht përdorin kartat e kreditit për të paguar për blerjet e nxitura nga stresi përfundojnë duke u stresuar më shumë kur shohin se kursimet kanë rënë. Edhe pse shopping sjell shumë përfitime për shëndetin tonë fizik dhe mendor, duhet të kujdesemi për të mos e tepruar. Një blerje e vogël impulsive nuk mund të duket aq e dëmshme, por një sondazh i mëtejshëm zbuloi se në mesin e atyre që bënë një blerje impulsive për të reduktuar stresin, depresionin dhe ankthin, 7% kaloi më shumë se 1,000 dollarë për një blerje të vetme dhe 53% blen artikuj me karta krediti.

Nëse jetoni në një periudhë stresi dhe ankthi, lejojini vetes një blerje të vogël ngushëllimi, por tregoni kujdes që të mos humbni kontrollin mbi financat tuaja. Mos bëni blerje të panevojshme dhe mos e konsideroni atë si të vetmen mundësi argëtimi.

 

Burimi / fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top