Studim

September 17, 2018 | 11:03

Studim / Buka shkakton depresion dhe lodhje

Sipas një studimi, gluteni mund të shkaktojë më shumë depresion dhe lodhje te njerëzit, se sa probleme të stomakut. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se gluteni prodhon “reagime të shëndetit mendor” te njerëzit, pasi ata konsumojnë bukë ose makarona.

Megjithëse disa njerëz janë vërtet intolerantë ndaj proteinës së grurit për shkak të një gjendjeje të quajtur sëmundja celiake, nga e cila vuajnë vetëm 1 % e njerëzve. Por shumë më tepër, përafërsisht 12 % e njerëzve, pohojnë se janë të ndjeshëm ndaj glutenit që shkakton fryrje dhe dhimbje.

Për të përcaktuar nëse kjo ndjeshmëri është e vërtetë ose është vetëm fantazi, studiuesit kryen teste “me sy mbyllur” mbi njerëzit dhe panë simptomat e tyre. Nëpërmjet këtij procesi, studiuesit zbuluan se disa njerëz përjetojnë probleme reale të shëndetit mendor, si rezultat i konsumimit të ushqimit me shumë gluten.

Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin La Trobe në Melburn, Australi, testoi se çfarë ndodhi kur 14 persona konsumuan gluten. Ata zbuluan se kur njerëzit merrnin gluten kishin më shumë gjasa të ndiheshin të lodhur ose të përjetonin emocione negative, duke sugjeruar se gluteni ka efekte reale në tru.

Udhëheqësja e studimit Jessica Biesiekierski tha: Ne nuk po themi se të gjithë do të kenë depresion pasi të hanë bukë ose makarona. Ajo shtoi se ky fenomen ka gjasa të ndodhë vetëm te një grup i vogël personash.

Çfarë është sëmundja celiake?

Sëmundja celiake është një sëmundje gjenetike autoimune në të cilën gluteni çon në dëmtimin e zorrëve. Gluteni provokon inflamacion në zorrë që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar ushqyesit. Gjendja prek një në 100 njerëz në mbarë botën.

Një për qind, ose tre milionë amerikanë, jetojnë me sëmundjen celiake. Trajtimi i vetëm për sëmundjen është një regjim ushqimor pa gluten.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top