Nuk kam kohë: me sa dëshpërim e thua? Nëse jeni duke menduar se çfarë të bëni për ta rikuperuar atë, mund të filloni me disa truke të vogla, strategji për t’i zbatuar menjëherë, sot, për të filluar të jetoni pa stres. Ose të paktën, me më pak ankth për mungesën e kohës.
Ja lista e gjërave që duhet të bëni për të pasur më shumë kohë:
Identifikoni shkaqet
Shkruajini fjalë për fjalë bardhë e zi, shkaqet e kohës së humbur: aktivitetet që hanë minuta të çmuara, detyrat pa të cilat mund të bënit, njerëzit që kërkojnë kohën tuaj për një arsye ose një tjetër.
Nuk ka kohë për çfarë?
Kjo është një pyetje thelbësore për të kuptuar se nga kush ose nga çfarë po zbrisni një hapësirë. Për angazhime të panevojshme? Kush pret që ju të jeni gjithmonë aty? Për ju? Duke u ndalur në këtë pikë, ju mund ta kanalizoni kohën drejt asaj që ka vërtet rëndësi për ju.
Vendosni prioritete
Këtu, kur vjen puna te koha, është thelbësore të përqendrohemi në gjërat urgjente dhe të rëndësishme, ato që kanë më shumë rëndësi në shkallën tonë të vlerave. Si të bëhet? Klikoni këtu për të parë se si të vendosni prioritetet tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të planifikoni kohët duke filluar nga ajo që absolutisht nuk mund ta shtyni.
Mbroni kohën tuaj
Në mënyrë që të mos e gjeni veten duke thënë “nuk kam kohë”, mbrojeni atë që keni, nga ndërprerjet, nga angazhimet e shumta, nga pretendimi se bëni gjithçka kur, përkundrazi, koha juaj është e kufizuar, nga ndjenjat e fajit që nuk kanë arsye për të ekzistuar, nga nevoja për të bërë kaq shumë, shumë, për të ndjerë se ia vlen.
Lëreni mënjanë shpejtësinë
Përfundoni detyrat tuaja pa fiksimin e shpejtësisë, e cila mund të ketë efektin e kundërt: duke ju ngadalësuar, sepse, për të përfunduar në një kohë të shkurtër, ju shqetësoheni dhe shpërndani energjinë tuaj.
Llogaritni kohën e duhur
Mund të nënvlerësoni kohën e nevojshme për një objektiv, ndaj vlerësoni realisht dhe shtoni disa ditë të tjera.
Qetësohuni
Jepini vetes gjumin e duhur, pushime të shëndetshme, relaksim që ushqen mendjen dhe trupin, gjithashtu, por jo vetëm, për të pasur më shumë energji dhe për të rritur produktivitetin tuaj.
Mësoni të thoni jo
Këshilla më klasike: nëse thoni “nuk kam kohë” dhe pyesni veten se si të merrni më shumë, duhet të pakësoni numrin e angazhimeve dhe për këtë arsye t’i thoni jo dikujt!
Burimi donna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.