Dëshmi

June 10, 2023 | 8:02

“Nuk kam pranuar të jem pjesë e banalitetit”/ Ema Andrea rrëfehet si rrallë herë për karrierën e saj: Kjo më ka kushtuar shumë!

Ema Andrea është një nga aktoret më të njohura për publikun shqiptar. Së fundmi aktorja ka bërë një rrëfim si rrallë herë për  jetën e saj profesionale.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Ema është shprehur se në jetë ajo ka bërëvetëm compromise të vogla duke theksuar se kjo gjë ka dëmtuar karrierën e saj.

Ndër të tjera, Andrea u shpreh se duke mos pranuar të jetë pjesë e banalitetit i ka dhënë gjënë që ajo dëshiron më shumë, lirinë.

“Në jetë kam bërë kompromise të vogla. Mosbërja e kompromiseve të mëdha, mua ma ka dëmtuar karrierën. Mospranimi i të qenit pjesë e banalitetit, apo aty ku thyeshin parimet, edhe pse mua në karrierën time do të më interesonte, kjo më ka kushtuar. Nëse do të flasim për sasi rolesh. E para, ka rëndësi cilësia, e dyta liria ime, sepse jam përpjekur të mos i bëj kompromis shpirtit. Liria e shpirtit që unë do të doja gjithmonë ta pasqyroja, si për shembull, liria për të thënë atë që mendoj.

 

 

Nuk mund ta kesh lirinë për të thënë atë që mendon, nëse i ke bërë kompromiset e mëdha që janë prishur parimet. E ke të lidhur gjuhën, sepse e ke lidhur vetë gjuhën. Edhe unë për hir të kësaj lirie, nuk i kam bërë kompromiset e mëdha, nuk i kam bërë për veten. Ndonjëherë, kur shpiken këta heronjtë, heroinat, sepse sot mundet që secili të flasi, duke harruar se çfarë kanë bërë”– rrëfeu Ema.

 

 

/Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top