Vera i përket shijimit të pakufishëm të gjërave, mes tyre dhe të të pirit, duke vënë në funksion të gjitha shqisat, të shijuarit, të nuhatjes, të parit e të prekurit. Dhe me çfarë mund t’ia nisim më mirë sesa me verën, atë të quajtur ‘Primitivo’, e cila falë çdo faze nëpër të cilën kalon, konverton tek njerëzit kënaqësi dhe shijen shumë dëshiruar.
Do t’ia nisim pak nga historia, për t’u njohur kështu më shumë me krijimin e saj. Kjo verë lindi nga një traditë e gjatë familjare që ka qenë gjithmonë e rrënjosur në vreshtari. E vendosur në Pulia midis Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle, e gërmuar në 8 metra në gurin gëlqeror, është zhytur në një peizazh unik të karakterizuar nga vreshta, mure guri të thatë dhe fuçi lisi. E ndarë në disa shije që i afrohen çdo gjendjeje të cilën e përjetoni, “Primitivo Wine Shop” sjell aroma dhe shije si limoni, lulja e agrumeve, pjeshka, mjalti, bajame.
Vera Primitivo shijohet më së miri në moshë të re, kur “plakja” e verës tenton të japë aromat e duhanit, kafesë, kanellës, vaniljes, mokës dhe arrëmyshkut, duke huazuar kështu çdo shije që keni qenë në kërkim për ta gjetur. E varieteteve të ndryshme si, Primitivo 100% Vreshti Montevella, Acquaviva delle Fonti, Polvanera (Falanghina Igt), Primitivo di Manduria, do të keni mundësinë të zgjidhni mes shumë alternativash. Një detaj i përbashkët i të gjitha verërave është koha e korrjes së rrushit dhe gjithë punës që vjen nga pas, e cila realizohet gjithmonë në fund të muajit shtator për t’u fermetuar në depozitat prej çeliku inoks e më pas në shishe, me një kualitet maksimal.
Nëse jeni gati të provoni aroma intensive, nuanca të ndryshme dhe një verë e cila do të mbetet gjatë në memorien tuaj, tanimë e dini se cila është zgjedhja efikase për çdo rast. Një gotë ‘Primitivo Wine’ në freskinë e mbrëmjes do ju sjellë shijen e shumëdëshiruar, të hulumtuar dhe që tanimë mund ta ndjeni fare lirisht.
Rruga “Komuna e Parisit”, 10 kati 1, Tiranë-Shqipëri +355 69 70 73 366 | primitivo_wine_shop | Primitivo WINE SHOP www.primitivo.al | [email protected]
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.181, muaji Korrik
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.