FB

May 7, 2021 | 10:58

“Nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë”, Bebe Rexha flet për orientimin e saj seksual…

Bebe Rexha më parë e ka konsideruar orientimin e saj seksual si “të rrjedhshëm” dhe në një intervistë me “Gay Times”, këngëtarja zbuloi se ka dalë me vajza.

“Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë“,- tha Rexha. “A kam dalë më parë me vajza? Po. Dhe me të famshme, por nuk po i përmend.”

Vitin e kaluar, kur u pyet pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, Rexha zbuloi se e konsideron veten fluide.

“Derisa të gjej ‘të duhurin’, nuk mund të them thjesht se çfarë jam,“- tha Rexha. “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do, dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Rexha tani thotë se tërheqja e saj bazohet në atë që e “frymëzon” gjatë një periudhe kohore të caktuar.

“E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht shumë emocionuese,“- tha ajo.

Rexha, albumi i ri i së cilës “Better Mistakes” ka dalë sot, më 7 maj, ka përqafuar prej kohësh adhuruesit e saj nga LGBTQ+.

Bebe prej muajsh është në një lidhje me producentin Keyan Safyari.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top