Në fokus

June 19, 2019 | 8:10

Nuk mund duash dikë nëse nuk mëson të duash veten

Ju me siguri do t’i keni dëgjuar vazhdimisht pyetjet si “Kur do sistemoheni?”, “Kur do martoheni?”, “Kur do bëni një fëmijë?”. Ato janë këngë të përditshme që ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë në mënyrë të përsëritur dhe të cilave ne gjithmonë iu përgjigjemi me një gjysmë buzëqeshje, edhe pse tundimi për t’u përgjigjur është i madh.

Nuk ka nevojë të shpjegoni pse keni zgjedhur të jeni të lirë, do të ishte e padobishme. Ata do ju shikojnë me një ndjenjë mëshire dhe të habitur, sikur të ishit një person i çuditshëm ose jashtë kësaj bote.

Të qenit vetëm nuk është një sëmundje që duhet trajtuar. Ka njerëz që janë kështu sepse nuk kanë gjetur ende personin e duhur, ose sepse nuk mund të lidhen me atë që ata e konsiderojnë të duhur. Ne shpesh tentojmë të ngatërrojmë të qenit i vetëm me të qenit i vetmuar, dhe ky është një gabim. Një person mund të jetë vetëm edhe kur ka një partner dhe anasjelltas.

Ne nuk duhet t’i përgjigjemi presionit të atyre që duan që ne të jemi në një marrëdhënie. Njerëzit nisin marrëdhëniet që nuk zgjasin deri në fund, por kjo nuk i bën ata të ndihen të vetmuar, të dëshpëruar ose të trishtuar. Pjekuria personale na bën gjithashtu të kuptojmë se nuk kemi nevojë që dikush të jetë i lumtur, por vetëm vetvetja. Të qenit i vetëm është një fazë e rëndësishme dhe themelore në jetën e një personi.

Është momenti në të cilin mund të përqendrohemi tek vetja, të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë vërtet. Vetëm mund të mësoni gjëra që, në çift, nuk do t’i mësonit kurrë. Ju mësoni të jeni të kënaqur vetëm, të jeni të mjaftueshëm dhe të pranoni veten. Nuk mund të biesh në dashuri me dikë nëse nuk mëson të duash veten së pari. Dhe dashuria na ndihmon të kuptojmë se nuk ia vlen të qëndrosh me këdo.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top