Sa herë i kemi thënë këto shprehje në jetën tonë të përditshme? Sa herë i kemi larguar njerëzit, i kemi lënë “varur”, në pritje, me justifikimin e kohës që nuk kemi? E vërteta është se ne nuk u lëmë vend njerëzve dhe gjërave…
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Ne harrojmë dhe nuk ndalemi pak të shohim atë që kemi kaluar, atë çfarë kemi lënë pas. Dhe kështu, marrëdhëniet prishen, njerëzit bëhen fotografi dhe kujtimet turbullohen. Koha nuk është gjë tjetër veçse koka jonë. Ne nuk u lëmë vend prioriteteve tona të supozuara. Sepse e vërteta është një. Kush e ka prioritet punën e tij do t’i futet me kokë, ai që ka prioritet fëmijët do t’u kushtohet fëmijëve të tij dhe ai që ka prioritet dashurinë, do të lind dashurinë kudo që të gjendet. Prioritetet nuk shtyhen, as nuk mund të presim që të kalojmë 16 orë në punë dhe njëkohësisht të kemi shëndet të mirë për veten dhe partnerët tanë. Është çështje zgjedhjesh, jo kohe. Vendosni prioritetet tuaja dhe lini vend për to. Çdo gjë tjetër, për mirë apo për keq, do të rri mënjanë. Kujdes çfarë lini mënjanë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.