FB

April 28, 2021 | 8:31

“Nuk të kam ushqyer me gji, por të kam ushqyer me dashurinë time çdo ditë”… Kushtuar njerëzve që i duan kafshët

“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por ti ke fjetur në barkun tim. Nuk të kam ushqyer me gji, por të kam ushqyer me dashurinë time çdo ditë. Nuk t’i kam ndërruar pelenat, por i kam mbledhur nevojat e tua në një zarf. Nuk kam qetësuar të qarat e tua me një biberon, por të dhashë siguri kur frika të bëri të dridheshe dhe të përplaseshe në krahët e mi. Nuk të kam lëkundur, por kemi kaluar orë të tëra së bashku në park.

1

Nuk merrem me bullizmin, por nëse dikush të ndjek dhe të sulmon, të mbroj me thonj dhe dhëmbë. Nuk të mësoj të shkruash dhe vizatosh, por të mësoj të jesh i sjellshëm. Të qortoj, të ndëshkoj dhe të fal si një nënë.

Më mungon kur nuk të shoh. Të marr kudo me vete. Dhe të mendoj si fëmijë. Natën zgjohem të të parë nëse fle pranë meje, të shoh, të përkëdhel. Nuk ke gjakun tim, por ekziston një lidhje unike midis nesh”…

Kushtuar njerëzve që kujdesen për kafshët tona shtëpiake siç bëni me një fëmijë që nuk flet por që na thotë se na do me sytë e tij.

Kushtuar të gjithë njerëzve që i duan kafshët shtëpiake me dashurinë e një nëne.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Web

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top