Mirëqenie

March 2, 2018 | 12:18

Nuse pa stres, një ndihmë nga homeopati

Maji është muaji i trëndafilit dhe i nuses. Por për të shkuar në ditën e madhe me gëzim të plotë, mund të na duhet ndihmë. Në të vërtetë, e dimë mjaft mirë se stresi është shoqërues i dasmës dhe prek sidomos gratë, pasi zakonisht një pjesë e madhe e organizimit të martesës bie mbi supet e tyre. Nëse ato tashmë janë nëna dhe duhet të pajtohen me këtë aktivitet të veçantë  dhe me “menaxhimin e zakonshëm” të fëmijëve, gjithçka bëhet e komplikuar.

Si të ballafaqoheni me tensionin e tepërt nervor?

Sipas Adele Casella, një eksperte në farmacinë homeopatike, ilaçet homeopatike janë një mbështetje e mirë, “pasi ato ofrojnë një përgjigje të shpejtë, ata tolerohen mirë nga të gjithë dhe në përgjithësi nuk kanë efekte anësore falë hollimeve të tyre të larta”. Produktet që ne ofrojmë ndryshojnë nga njëri problem në tjetrin.

Pagjumësi

“Nëse nusja e ardhshme nuk mund të fle, sepse ajo nuk mund të mos mendojë për përgatitjet apo detajet e ceremonisë, unë rekomandoj Gelsemium 15 CH dhe Argentum nitricum 15 CH”, thotë farmacistja. “Për ata që vuajnë për t’u zgjuar në tre të mëngjesit, unë sugjeroj Nux vomica 15 CH. Dozimi: për të tre ilaçet, 5 granula para gjumit, të përsëritet gjatë natës, nëse është e nevojshme. Nëse, nga ana tjetër, pagjumësia është e lidhur me lodhjen e tepërt mendore, është mirë të orientoheni në Kalium phosphoricum 15 CH, gjithmonë 5 granula para se të shkoni në shtrat”.

Dhimbje koke

“Duke qenë një dhimbje koke episodike, e lidhur me një moment të stresit akut, ekzistojnë dy ilaçe homeopatike që mund të rekomandohen”, nënvizon Dr. Casella. “E para është Belladonna 9 CH, e rekomanduar kur dhimbja e kokës fillon papritmas dhe është e fortë, pulsuese, e rënduar nga drita, zhurma dhe lëvizja: duhet të merren 5 granula çdo gjysmë ore deri në përmirësim. Në rastin e dhimbjes së kokës që përmirësohet me aplikime të ftohta, ilaçi i rekomanduar është Apis mellifica 15 CH, gjithashtu në këtë rast me një dozë prej 5 granula, në lidhje me krizat e dhimbshme. Dhe nëse ndjeni të rënduar pas ngrënies, unë rekomandoj Nux vomica 9 CH, 5 granula që duhen marrë dy orë para ngrënies kryesore”.

Herpes

Një shoqërues tipik në kohën e stresit dhe lodhjes, mund të rishfaqet lehtësisht në vende të predispozuara. “Për nuset e ardhshme që vuajnë nga ky çrregullim, sa më shpejt që ndiejnë ndjesinë tipike që i paraprin shpërthimit në buzë, rekomandoj Rhus toksikodendron 15 CH, 5 granula 3 herë në ditë së bashku me Apis mellifica 15 CH, 5 granula çdo orë” thotë farmacistja.

Stres i përgjithshëm

“Për trajtimin e gjendjeve të shqetësuara dhe emocionale me simptoma psikosomatike si nervozizmi, çrregullime të lidhura me gjumin, dhimbje koke të tensionit të muskujve, djegie gastrike dhe lodhje rekomandoj marrjen e Datif PC”, thotë Dr. Casella, “kompleks që përmban gjashtë ilaçe homeopatike, tradicionalisht përdoret për të trajtuar këto probleme. Dozimi: 2 tableta që treten në gojë 3 herë në ditë”.

Ënjtje e këmbëve

“Për ata që vuajnë qëndrimin në këmbë dhe e dinë vuajtjen që shkakton ky qëndrim, rekomandoj që të bëhem gati për ditën e ceremonisë, disa muaj para ditës së madhe të marrin Vipera redi 15 CH, 5 granula 3 herë në ditë, e cila ndihmon në rastin e ënjtjes së këmbëve”, shpjegon Adele Casella. “Unë gjithashtu sugjeroj që të mbani një xhel nga Arnica montana, që të aplikohet në vend në rast se i ndjeni këmbët shumë të rënduara.

Sytë e kuq

Disa lot mund edhe të na shpëtojnë gjatë ceremonisë: në këtë rast, Dr. Casella sugjeron Euphralia, “pika homeopatike të përbëra nga dy substanca aktive të përdorura tradicionalisht nga farmakologjia homeopatike në trajtimin e çrregullimeve më të shpeshta të syve: Euphrasia officinalis 3 DH dhe Chamomilla vulgaris 3 DH . Dozimi: 1-2 pika deri në 6 herë në ditë”.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.insiemeinfamiglia.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top