Epidemia e obezitetit vjen edhe për shkak të nxehtësisë së kondicionerit apo kaloriferëve gjatë stinës së dimrit. Nxehja e ambientit mbi 24° ju shëndosh.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i University College of London, i botuar në revistën “Obesity Review”. Temperatura e lartë në shtëpi ka dy efekte negative: ul në minimum shpenzimin energjitik që organizmi konsumon për të qenë ngrohtë dhe ul aftësinë e trupit për të prodhuar nxehtësi.
Studiuesit anglezë kanë ekzaminuar një sërë studimesh mbi rritjen e obezitetit në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe, që lidhen me klimën më të ngrohtë në shtëpi gjatë dimrit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.