FB

February 25, 2021 | 9:00

Obezët jetojnë dhjetë vjet më pak

Të kaloni kufirin e mbipeshës shkurton jetën deri në atë pikë saqë, për një person të gjatësisë mesatare një shtim në peshë prej 15kg rrit me 30% rrezikun e vdekjes së parakohshme për shkak të patologjive kardiovaskulare, diabetit dhe tumorit.

Studiuesit kanë krahasuar të dhënat mbi obezitetin në 11 vende, kanë evidentuar se si personat obezë jetonin mesatarisht 8-10 vjet më pak, krahasuar me ata me peshë normale. Ndërsa ata persona që kishin një stil jetese të shëndetshme, pa duhan, duke konsumuar fruta e perime dhe duke kryer aktivitet fizik, rreziku i vdekjes së parakohshme ishte 25% më i ulët sesa ata që kishin zakone jo të shëndetshme.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top