Tani që Covid nuk është më një emergjencë globale, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përqendrohet te masat se si të kalohet në normalitet.
Rreth 36 milionë njerëz që jetojnë në Europë dhe në disa pjesë të Azisë Qendrore mund të kenë përjetuar Covid-in e zgjatur në tre vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, tha zyra rajonale europiane e OBSH-së.
Covid-i i zgjatur është një gjendje post-virale e karakterizuar si simptoma që zgjasin pasi dikush është shëruar nga infeksioni.
“1 në 30 njerëz mund ta ketë ende të vështirë të kthehet në jetën normale,” tha Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.
Cilat janë simptomat e kësaj gjendjeje?
Simptoma të përgjithshme
– pafuqi dhe lodhje që ndikon në jetën e përditshme
– simptoma që përkeqësohen pas aktivitetit fizik
– temperaturë
Simptoma të frymëmarrjes dhe zemrës
– vështirësi në frymëmarrje dhe gulçim
– kollë
– dhimbje gjoksi
– rrahje e shpejtë e zemrës
Simptoma neurologjike
– vështirësi për të menduar ose për t’u përqendruar
– dhimbje koke
– probleme me gjumin
– marramendje kur ngriheni në këmbë
– ndryshime në erë ose shije
– depresion ose ankth
Simptoma të problemeve me aparatin tretës
– diarre
– dhimbje stomaku
Simptoma të tjera
– dhimbje e kyçeve ose muskujve
– skuqje
– ndryshime në ciklin menstrual
Nëse mendoni se po përjetoni një ose disa nga simptomat e mësipërme, konsultohuni me mjekun specialist.
Burimi / AnabelMagzine
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.