Krerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duan të ndalojnë gjysmën e grave të botës të pinë alkool. Ata sugjerojnë të mos konsumojnë asnjë pije alkoolike ato që janë në “moshën e lindjes së fëmijëve”.
“Diktat i butë”, që do të thotë që çdo grua e moshës midis 18 dhe 50 vjeç, duhet të heqë dorë nga pija, për të mbrojtur shtatzënitë. Propozimi është pjesë e projekt planit global të veprimit të alkoolit të OBSH-së 2022-2030.
Ekspertët thonë se “vëmendja e duhur duhet t’i kushtohet parandalimit të fillimit të pirjes së alkoolit nga fëmijët dhe adoleshentët, parandalimit të pirjes nga gratë shtatzëna dhe gratë në moshë riprodhuese”.
Christopher Snowdon, i quajti këshillat “joshkencore, patronizuese dhe absurde”. Dhe Matt Lambert, nga Portman Group, i cili përfaqëson prodhuesit e birrës dhe distiluesit, tha se diktati ishte “seksist”.
Burimi / The Sun – Gazeta Shqip
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.