FB

September 16, 2023 | 7:45

OBSH jep paralajmërimin për shëndetin mendor: “Në 100 vdekje, 1 vetëvrasje”

Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson së vetëvrasjet janë nga shkaqet kryesore të vdekjeve. Në 100 vdekje 1 është vetëvrasje.

Mjekët psikiatër të Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor thonë se vetëvrasjen ndodhin më shumë tek personat që nuk janë nën mjekim.

“Pacientët tanë që ndiqen rregullisht, që trajtohen rregullisht me medikamente nuk arrijnë të shkojnë deri në vetëvrasje. Kjo nuk do të thotë se janë të përjashtuar, pra numri i vetëvrasjeve është zero, por mundësia teka ata është shumë më e ulët sesa tek personat e tjerë të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor por nuk kanë hyrë në linjën e trajtimit”, tha mjekja Valentina Asabella.

Po cilët janë kategoritë më të rrezikuara që shkojnë drejt këtij akti fatal?

“Vetëvrasje mund të kryejë edhe një njëri që nuk ka probleme të shëndetit mendor, mund të kryejnë persona që janë para një trauma të rëndë familjare siç është humbja e një njeriu të dashur dhe ka raste që nuk e përballon dot, personat  të cilët abuzojnë më drogën dhe alkolin janë rriskuar, personat që luajnë bixhoz, në një moment të caktuar kur humbin shuma të mëdha parash nëse nuk kërkojnë ndihmë në ato moment janë të rrezikuar për një akt të tillë.”, tha ajo.

Por pavarësisht fushatave informuese kjo sëmundje mbetet peng i stigmës.

“Stigma është kryesorja, vazhdon të mbetet ndrojtja dhe turpi për të kërkuar ndihmë për problemet e shëndetit mendor dhe është fobia për të arritur te psikiatri apo punonjësit e tjerë të shëndetit mendor”shtoi mjekja.

Raprti i OBSH-së vlerëson se meshkujt janë dy herë më të rrezikuar se femrat për të bërë vetëvrasje.

 

 

 

 

Burimi / Rtsh

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top