Në fokus

September 6, 2018 | 12:38

OBSH: Më shumë se 1/4 e njerëzve në mbarë botën bëjnë jetë sedentare

Është bërë shumë pak progres në reduktimin e niveleve të pasivitetit në mbarë botën, kanë paralajmëruar ekspertët. Një raport i OBSH-së vlerëson se më shumë se një e katërta e njerëzve në mbarë botën, nuk bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike, një shifër që është përmirësuar me hapa të vegjël që nga viti 2001.

Pasiviteti rrit rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe kanceri. Vendet me të ardhura të larta, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, rezultonin më pak aktivë. Dhe femrat ishin ato që bëjnë jetë më sedentare, me përjashtim të dy rajoneve të Azisë.

Studiuesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë shqyrtuara të dhënat për aktivitetin e qytetarëve në 168 shtete, duke përfshirë 1.9 milion njerëz, për studimin e tyre.

Ata arritën në përfundimin se në vendet me të ardhura të larta, të cilat përfshijnë Britaninë e Madhe dhe SHBA-të, përqindja e njerëzve joaktivë ishte rritur nga 32% në 2001 në 37% në vitin 2016, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta ajo kishte mbetur e qëndrueshme në 16%.

Ata që u klasifikuan si joaktive bënin më pak se 150 minuta stërvitje të moderuar në javë. Femrat rezultuan më pak aktive se meshkujt në të gjithë vendet, por më shumë në Azinë Lindore dhe Juglindore, Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe vendet perëndimore me të ardhura të larta.

Ekspertët thanë se një nga shkaqet mund të jetë puna para kompjuterit, së bashku me rritjen e përdorimit të makinave.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top