Në Europë një pjesë e madhe e ilaçeve që merren me rekomandim nga mjeku (30-50%), nuk merret ashtu siç duhet, duke shkaktuar vdekjen e 194.500 personave çdo vit. Lajmi bëhet i ditur nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), e cila nënvizon se kostoja e gabimeve të marrjes së medikamenteve mund të shkojë deri në 125 miliardë euro në vit.
Ka raste kur pacientët i harrojnë, nuk i pijnë, ngatërrojnë dozat duke i marrë më shumë ose më pak nga sa këshillohet nga mjeku. Ka ende pak informacion dhe pak instrumente për të mbështetur pacientin. Rastin e denoncon një analizë mbi zbatimin terapeutik për të drejtat e të sëmurëve, prezantuar në Romë, Itali.
Prezenca e sëmundjeve kronike, zhgënjimi për të mos kuptuar dot benefitet që përftohen nga kurimi, mungesa e të kuptuarit të terapisë që duhet ndjekur, janë disa nga motivet që shtyjnë pacientin për të mos i marrë në mënyrë të saktë mjekimet.
“Pikërisht mbi këto pika duhet punuar”, shpjegojnë ekspertët.
Për të përmirësuar ndjekjen e kurës, 13 rajone kanë ‘shpresa’ tek mjeku i familjes, e më pas tek specialistët, farmacistët dhe infermierët. Asnjë rajon nuk e sheh si prioritare të ‘mbajë shpresa’ tek ‘care-giver’ familjar dhe profesional (siç janë kujdestaret për të sëmurët).
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.