Në fokus

July 20, 2018 | 13:55

Ndonjëherë “delja e zezë” është personi më i shëndetshëm dhe i mençur i familjes

Në një familje quhet ‘dele e zezë’, ai person që vë gjithçka dhe të gjithë në dyshim, që guxon, që ballafaqohet, i cili dëshiron të ndryshojë traditat në mënyrë që të oksigjenojë të gjitha ato hipokrizi, që përjetësohen për vite me radhë. Është shumë vështirë të gjendet një parametër që mund të përcaktojë se çfarë mund të konsiderohet normale dhe çfarë jo.

Për disa, normaliteti lidhet me sjelljen shoqërore të standardizuar; për të tjerët, ka të bëjë me rregullat fetare, e kështu me radhë. Fakti është që shpesh normaliteti ngatërrohet me qetësinë, heshtjen dhe bindjen, diçka që nuk varet domosdoshmërisht nga tjetra.

Sa herë kemi pasur përshtypjen e gabuar për dikë që vishet në mënyrë të veçantë ose ka një model flokësh ndryshe, dikush që duket se i shpëton asaj që konsiderohet normale?

Ose dikush që përqafon shkaqet në të cilat ai beson me pasion, duke u përballur me argumente dhe grindje, për t’i mbrojtur ato sa herë që është e nevojshme?

Po, aspekti nuk ka të bëjë aspak me thelbin e njeriut, por duket se është një koncept shumë i vështirë për t’u kuptuar. I vështirë për shkak se bota e sotme bazohet në atë që shihni, në atë që vishni, në rroba, në fuqinë blerëse, jo në konsum. Me këtë, bëhet gjithnjë e më e vështirë të shihet thelbi i të gjithëve, çka personi ka të vërtetë brenda dhe që mund të jetojë, të praktikojë, pa dëmtuar askënd gjatë rrugës.

Kjo është ajo që ne bëjmë atë që ka rëndësi, jo atë që themi dhe shohim në sipërfaqe. Dhe në familje, nuk është e pazakontë të merren si dele të zeza vetëm njerëzit që sfidojnë, që guxojnë, të cilët përballen me atë, edhe nëse tashmë janë të konsoliduar nga disa breza, duhet të ndryshojnë, oksigjenojnë, të thyejnë një bazë false të “zonës së rehatisë” që është përjetësuar për vite me radhë.

Askush nuk duhet të ndihet i detyruar të qëndrojë në një martesë të dështuar, thjesht sepse gjithmonë kështu ka qenë në mesin e anëtarëve të familjes. Të guximshëm janë ata që nxisin përparimin, që hap rrugë të reja për shumë njerëz pa guxim. Prandaj, duhet kujdes i madh në gjykimin e një personi i cili tashmë është gjykuar nga persona ose anëtarë të familjes së tij, si një dele e zezë.

Vetëm bashkëjetesa dhe koha tregojnë në të vërtetë se si është secili. Shpesh delja e zezë është dikush që nuk dëshiron të jetë subjekt i rregullave dhe sjelljeve që quhen normale dhe vendos të jetojë sipas asaj që ata ndiejnë. Shkurtimisht, është dikush që nuk e ka lejuar veten të pranohet nga të tjerët në këmbim të lumturisë së tij.

 

Burimi / giornodopogiorno.org

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top