Organizata Boterore e Shëndetit po mendon që varësine nga lojërat elekronike, ta fusë në listën e sëmundjeve mendore. Këtë e konfirmon revista NewScientist, që citon një ekspert nga OBSH.
“Mjekët duhet ta pranojnë që varësia nga lojërat elektronike mund të ketë pasoja shumë serioze për shëndetin,” thotë Vladimir Poznyak, i departamentit të shëndetësisë mendore.
Shumica e njerëzve që luajnë me video-game nuk e kanë problem, ashtu siç shumica e njerëzve që konsumojnë alkool nuk janë të varur prej tij. Megjithatë në disa situata, abuzimi mund të çojë në efekte të dëmshme”.
Në dokumentin e përgatitur, varësia nga lojërat do përfundojë në kategorinë “çrregulime mendore të shkaktuara nga një varësi” , e njëjta si për ata që janë të varur nga lojërat e fatit.
Është hera e parë që OBSH, përfshin një “varësi nga teknologjia” në listën e sëmundjeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.