FB

December 18, 2024 | 7:01

Odiseja e shpirtit, udhëtimi që duhet t’i bëjmë dhuratë vetes

 

Jeta është si të jesh në një det që herë është i qetë dhe herë të tjera i stuhishëm. Ndonjëherë valët përplasen kundër jush dhe e vështirësojnë lundrimin. Por edhe në mes të trazirave, ka gjithmonë një mënyrë për të qëndruar pas valëve dhe për të dalë më i fortë në anën tjetër.

arta-llana-psikologe-klinikeËshtë mirë t’i kujtosh vetes se situatat e vështira janë të përkohshme, dhe të takon vetëm ty të gjesh rrugën tënde, e cila të përmbush.

Pas çdo sfide, do e gjesh veten në një udhëtim personal dhe thellësisht transformues, me përvoja të cilat janë tepër të çmuara dhe që e kanë gdhendur shpirtin tënd duke të bërë një person të ri. Nëse ia ke dalë, duke e shndërruar errësirën në dritë dhe pikëllimin në forcë, atëherë je një shpirt i bukur që ende dëshiron të zbulosh thesaret e pafundme të natyrës njerëzore, që ende ke kuriozitetin për të nesërmen sido që do të vijë ajo.

Odiseja e shpirtit është bileta që duhet t’i bëjmë dhuratë vetes si udhëtimin më të bukur të jetës tonë. Dhe kur oqeani i madh i pasigurisë të shtrihet para jush, kujtoji vetes se shpirti juaj është busulla që do t’ju lundrojë nëpër thellësitë e panjohura më parë. Është kjo forcë e brendshme që nuk të lë të mbytesh, por të çon drejt Itakës tënde.

Në fund, nuk është destinacioni ai që na përcakton, por vetë udhëtimi. Në mos heqjen dorë nga udhëtimi, duke i qëndruar besnik vetes.

Është potenciali i pakufishëm i dashurisë, i këmbënguljes, i qëndresës për të krijuar diçka të jashtëzakonshme edhe kur duket boshllëk. Sepse në thellësi të zemrave tona, ne e dimë se një piketë e arritur nuk është fitorja e vërtetë, por është transformimi që ndodhi gjatë rrugës. Dhe transformimi është unik, duke na bërë fituesit e vërtetë, pa kërkuar medalje dhe pa kërkuar vërtetim të jashtëm.

grua

Madje, nuk është çudi të jeni edhe falenderues për çdo sfidë që kaluat, se vetëm kur e kapërcyet atë, atëherë e kuptuat edhe fuqinë e vërtetë që kishit brenda vetes.

Ndonjëherë madhështia e kapërcimit të sfidave është aq e padukshme atje jashtë tek njerëzit e thjeshtë, saqë mendoj se kampionët e vërtetë të kësaj jete shpesh nuk bëjnë zhurmë fare për të gjitha tallazet e dallgët e përballura.

Dhe po e mbyll me një frazë që ia kujtoja vetes dhe miqve që doja, për qëndrueshmërinë dhe forcën që nevojitet në kohët e vështira, që çdokush mund t’i hasë në këë jetë të paparashikuar:

“Askush nuk të rrëzon përtokë, përveç vetes tënde.”

Kurrë mos harro sa i mrekullueshëm je!

Stay humble, but Never give up …

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top